Open Procurement Albania

Sistemim asfaltim rruga Unaza Korce- Voskop-Polene-Korce.

Nje shenim me RedFlag eshte nje fakt, ngjarje, ose grup i rrethanave ose informacione te tjera qe mund te tregojne nje shqetesim apo ekspozim dhe mbi rrezik potencial te pajtueshmerise ligjore per sjellje te paligjshme ose joetike te biznesit, vecanerisht ne lidhje me praktika korruptive dhe mosrespektimit te ligjeve anti-korrupsion.Vleresimi per keto kategori do te behet ne menyre automatike, me filtra analitik te paracaktuar

  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit. Kusht: fituesi nuk eshte operatori me oferten me te ulet
  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit. Kusht: fituesi nuk eshte operatori me oferten me te ulet

Qarkun Korçë
Kredia Nr
Burimi i Kredise/Financuar nga
Vlera e Kredise sipas Monedhes
Titulli i Projektit
Pershkrim i Projektit
Objekti i Tenderit Sistemim asfaltim rruga Unaza Korçë- Voskop-Polenë-Korçë.
Fondi i akorduar për vitin 2017 është 125.000.000 (njëqind e njëzet e pesë milion) lekë pa tvsh.
Pjesa e mbetur është parashikuar për vitin 2018.
Nr. Reference
Kodi CPV
Vlera / Fondi Limit 450,825,000
Lloji i Kontrates Publike Punë Publike
Lloji i Procedures Procedurë e Hapur
Statusi i Tenderit Lidhur Kontrata
Data e Njoftimit te Tenderit
Data e Fillimit te Afatit per Dorezim Oferte
Data e Mbylljes se Afatit per Dorezim Oferte 09-03-2017
Sektori Infrastrukturë Rrugë Ndërurbane
Nr. i Operatoreve Konkurues 15
Operatore Konkurues BE - IS SH.P.K & 2T SHPK
EUROTEOREMA PEQIN
CURRI & XHENGO
G.P.G. COMPANY
DELIA GROUP & MANE TCI
N.T.P. Eurokos-Dega ne Shqiperi & DENIS 05
ALMO KONSTRUKSION & AL ASFALT & EURONDERTIM 2000
ALKO-IMPEX General Construcion
Victoria Invest International & VICTORIA INVEST
Delta Lavori & ERNIKU & KOLA INVEST
ULEZA NDERTIMI & AGBES CONSTRUKSION
ALBA KONSTRUKSION
GENER 2
Ali Hyko
VARAKU E
Operator Ekonomik Kontraktues
  • ALMO KONSTRUKSION -
  • EURONDERTIMI 2000 -
  • A.L-ASFALT -
  • Oferta fituese Leke pa TVSH 358,790,788
    Data e shpalljes se fituesit 23-04-2017
    Data e lidhjes se kontrates 28-04-2017
    Vlera e Kontrates me TVSH 430,548,945
    Kohezgjatja e Kontrates 15 muaj
    Ankesa Ka pasur ankesa.

    Në datën 11.04.2017 paraqiti ankesë për vlerësimin shoqëria Victoria Invest International SHPK.
    Ankesës ju kthye përgjigje në datën 12.04.2017.
    Nuk ka pasur ankim në KPP.

    Janë s’kualifikuar:

    1. Bashkimi i përkohshëm i shoqërive Be - Is SHPK (56%), dhe 2T SHPK (44%) për arsye se:
    a. Shoqëria Be-Is SHPK nuk plotëson pikën 2.2.4 të Kërkesave të Veçanta për Kualifikim lidhur me taksat vendore pasi, referuar punëve në proces të deklaruara, kryen aktivitet në Durrës, Librazhd dhe Vlorë nga viti 2016 e në vazhdim dhe nuk ka paraqitur dokumentacion për shlyerjen e detyrimeve vendore.
    b. Shoqëria 2T SHPK nuk plotëson pikën 2.2.4 të Kërkesave të Veçanta për Kualifikim lidhur me taksat vendore pasi, referuar punëve në proces të deklaruara, kryen aktivitet në Qukës ku qysh prej 07.03.2016 po punon në objektin Ndërtimi i rrugës Qukës Qafë-Plloçë.
    c. Shoqëria 2T SHPK nuk plotëson pikën 2.3.1 për kualifikim lidhur me punët e ngjashme.
    d. Shoqëria 2T SHPK nuk plotëson pikën 2.3.5 të Kërkesave të Veçanta për Kualifikim lidhur me punësimin e mjekut, pasi kontrata me mjekun është lidhur ne datën 05.01.2017 dhe jo nga Nëntori 2016 e në vazhdim siç kërkohet në kërkesën për kualifikim.

    2. Euroteorema Peqin SHPK për arsye se:
    a. Nuk plotëson pikën 2.2.4 të Kërkesave të Veçanta për Kualifikim lidhur me taksat vendore pasi, referuar punëve në proces të deklaruara, kryen aktivitet në Milot – Lezhë - Rrëshen nga viti 2011 e në vazhdim dhe nuk ka paraqitur dokumentacion për shlyerjen e detyrimeve vendore.
    b. Nuk plotëson pikën 2.3.3 për kualifikim lidhur me stafin e nevojshëm pasi nuk ka paraqitur dokumentacion për një inxhinier ndërtimi me profilin transport, siç kërkohet në dokumentet e tenderit.

    3. Bashkimi i përkohshëm i shoqërive Curri SHPK (62.26%%), dhe Xhengo SHPK (32.74%) për arsye se:
    a. Shoqëria Xhengo SHPK nuk plotëson kërkesën lidhur me shlyerjen e detyrimeve për energjinë elektrike për muajin janar 2017, detyrim ky i maturuar ne datën e tenderit. Ofertat janë hapur në datën 9 mars 2017 dhe në ketë datë ka qenë maturuar afati i pagesës për muajin janar 2017. Vërtetimi i paraqitur shprehet vetëm për pagesën e muajit dhjetor, pa përfshire faturën e muajit janar.
    b. Shoqëria Xhengo SHPK nuk plotëson kërkesën lidhur me stafin pasi nuk ka paraqitur dokumentacion për një inxhinier ndërtimi me profil transporti dhe një inxhinier gjeodet, ndërkohe që, referuar marrëveshjes së bashkëpunimit , ka marrë përsipër të kryejë punime shtresash rrugore në të cilat këta specialiste janë të domosdoshëm.

    4. GPG SHPK për arsye se:
    a. Nuk plotëson pikën 2.3.1 të Kërkesave të Veçanta për Kualifikim lidhur me punët e ngjashme dhe për të provuar plotësimin e kriterit për kualifikim duhet të kishte paraqitur dokumentacion për realizimin e një pune të vetme në tre vitet e fundit me vlerë jo më pak se 225.412.500 lekë pa tvsh ose të disa punëve të realizuara në tre vitet e fundit me vlerë jo më pak se 901.650.000 lekë pa tvsh. Ky operator ekonomik, me dokumentacionin e paraqitur, nuk plotëson asnjërin prej kushteve.

    5. Bashkimi i përkohshëm i shoqërive Delia Group SHPK (38%) dhe Mane TCI SHPK (62%) për arsye se:
    a. Shoqëria Mane TCI nuk plotëson kërkesën për kualifikim lidhur me disponimin e mjeteve pasi ka paraqitur dokumentacion vetëm për një kamionçinë.
    b. Shoqëria Mane TCI nuk ka paraqitur formularin e deklarimit të mjeteve.
    c. Shoqëria Mane TCI nuk plotëson pikën 2.3.1 për kualifikim lidhur me punët e ngjashme.
    d. Shoqëria Mane TCI nuk plotëson pikën 2.3.3 për kualifikim lidhur me stafin e nevojshëm pasi ka paraqitur dokumentacion vetëm për një inxhinier ndërtimi dhe një inxhinier ndërtimi i profilit transport.

    6. Bashkimi i përkohshëm i shoqërive NTP Eurokos SHPK (91%) dhe Denisi 05 SHPK (9%) për arsye se:
    a. Shoqëria NTP Eurokos SHPK nuk plotëson pikën 2.2.4 të Kërkesave të Veçanta për Kualifikim lidhur me taksat vendore pasi, referuar punëve në proces të deklaruara, kryen aktivitet në Vlorë dhe Elbasan - Librazhd nga viti 2016 e në vazhdim dhe nuk ka paraqitur dokumentacion për shlyerjen e detyrimeve vendore.
    b. Shoqëria NTP Eurokos SHPK nuk plotëson pikën 2.3.2 të Kërkesave të Veçanta për Kualifikim lidhur me numrin e punonjësve pasi ka mesatarisht 76 punonjës në Kosovë dhe 46 punonjës në Shqipëri, në total 122 punonjës, nga 127 që duhet të kishte sipas përqindjes së punëve që ka marrë përsipër (91%).
    c. Shoqëria NTP Eurokos SHPK nuk plotëson pikën 2.3.3 për kualifikim lidhur me stafin e nevojshëm pasi nuk ka paraqitur dokumentacion për një inxhinier ndërtimi me profil transport, siç kërkohet në dokumentet e tenderit, ndërkohë që ka marrë përsipër të kryejë punime rrugore në të cilat ky specialitet e është i domosdoshëm.

    7. Alko Impex General Construcion SHPK për arsye se:
    a. Shoqëria Alko Impex SHPK nuk plotëson pikën 2.2.4 të Kërkesave të Veçanta për Kualifikim lidhur me taksat vendore pasi, referuar punëve ne proces të deklaruara, kryen aktivitet në Librazhd, Devoll, Koplik dhe Kavajë nga viti 2015 e në vazhdim dhe nuk ka paraqitur dokumentacion për shlyerjen e detyrimeve vendore.
    b. Shoqëria Alko Impex SHPK nuk plotëson pikën 2.3.3 për kualifikim lidhur me stafin e nevojshëm pasi nuk ka paraqitur dokumentacion për një inxhinier mjedisi, siç kërkohet në dokumentet e tenderit.

    8. Bashkimi i përkohshëm i shoqërive Viktoria Invest International SHPK (54%) dhe Victoria Invest SHPK (46%) për arsye se:
    a. Shoqëria Viktoria Invest International SHPK nuk plotëson pikën 2.2.4 të Kërkesave të Veçanta për Kualifikim lidhur me taksat vendore pasi, referuar punëve në proces të deklaruara, kryen aktivitet në Tiranë nga viti 2015 e në vazhdim dhe nuk ka paraqitur dokumentacion për shlyerjen e detyrimeve vendore.
    b. Shoqëria Viktoria Invest International SHPK nuk plotëson pikën 2.3.1 të Kërkesave të Veçanta për Kualifikim lidhur me punët e ngjashme.
    c. Shoqëria Viktoria Invest SHPK nuk plotëson pikën 2.2.4 të Kërkesave të Veçanta për Kualifikim lidhur me taksat vendore pasi, referuar punëve në proces të deklaruara, nga viti 2016 ushtron aktivitet në Librazhd (në objektin Rikualifikim urban, zona në hyrjen perëndimore të qytetit Librazhd dhe mbrojtje lumore , me vlere 82.200.510 leke) dhe ne Bilisht (ne objektin Rikualifikim urban i qendrës së qytetit Bilisht, loti i , me vlerë 102.536.108 lekë. Për këto dy objekte nuk ka paguar detyrimet vendore dhe nuk i ka regjistruar në QKB.

    9. Bashkimi i përkohshëm i shoqërive Delta Lavori SHPK (76.4%), Erniku SHPK (18.6%) dhe Kola Invest SHPK (5%) për arsye se:
    a. Në marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet dy shoqërive nuk janë përcaktuar punët konkrete që do të kryejë secila shoqëri, në përputhje me VKM.
    10. Bashkimi i përkohshëm i shoqërive Ulëza Ndërtim SHPK (55.927%) dhe Agbes Konstruksion SHPK (44.073%) për arsye se:
    a. Shoqëria Ulëza Ndërtim nuk ka të punësuar një inxhinier ndërtimi me profilin transport, siç është kërkuar në dokumentet e tenderit, ndonëse ka marrë përsipër të kryejë punime rrugore.
    b. Shoqëria Ulëza Ndërtim SHPK nuk plotëson pikën 2.2.4 të Kërkesave të Veçanta për Kualifikim lidhur me taksat vendore pasi, referuar punëve në proces të deklaruara, kryen aktivitet në Pukë, Mirditë dhe Kurbin nga viti 2015 e në vazhdim dhe nuk ka paraqitur dokumentacion për shlyerjen e detyrimeve vendore.
    c. Shoqëria Ulëza Ndërtim SHPK nuk plotëson pikën 2.3.7 për kualifikim lidhur me disponimin e mjeteve, pasi referuar marrëveshjes se bashkëpunimit ka marrë përsipër punime për shtresat rrugore dhe në kontratën e bashkëpunimit nuk cilësohet se mjetet që disponon shoqëria Agbes Konstruksion SHPK do të mund të përdoren edhe nga shoqëria Ulëza Ndërtim SHPK.

    11. Ali Hyko SHPK :
    a. Nuk ka paraqitur ofertë.

    12. Varaku E SHPK :
    a. Nuk ka paraqitur ofertë.

    Arsyeja e Anulimit
    Shenime
    Transaksione Thesari Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per ALMO KONSTRUKSION viti 2012-2013
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per ALMO KONSTRUKSION viti 2014
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per ALMO KONSTRUKSION viti 2015-2018
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per ALMO KONSTRUKSION viti 2019-2020

    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per EURONDERTIMI 2000 viti 2012-2013
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per EURONDERTIMI 2000 viti 2014
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per EURONDERTIMI 2000 viti 2015-2018
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per EURONDERTIMI 2000 viti 2019-2020

    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per A.L-ASFALT viti 2012-2013
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per A.L-ASFALT viti 2014
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per A.L-ASFALT viti 2015-2018
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per A.L-ASFALT viti 2019-2020

    Publikimi ne Buletin
    Njoftim per Shpallje Tenderi Nr.07 - Dt.20-02-2017
    Njoftim per Shpallje Fituesi Nr.17 - Dt.02-05-2017
    Njoftim per Lidhje Kontrate Nr.19 - Dt.15-05-2017

    Te drejtat e Perdorimit

    Persa kohe nuk percaktohet ndryshe, i gjithe informacioni i ofruar nga Open Procurement Albania ofrohet nen licencat: This material is Open Data