Open Procurement Albania

Minikontrata nr. 1 ne zbatim te Marreveshjes Kuader me titull : “Blerje artikuj për masa mbrojtëse personale për përballimin situatës së Covid-19”.

Autoritet Prokurues Ministria e Shëndetësisë
Institucion Kontraktues Ministria e Shëndetësisë
Objekti i Tenderit Minikontrata nr. 1 ne zbatim te Marreveshjes Kuader me titull : “Blerje artikuj për masa mbrojtëse personale për përballimin situatës së Covid-19”.
Nr. Reference REF-65289-07-13-2020 (Minikontrata nr. 1)
Vlera / Fondi Limit
Lloji i Kontrates Publike Kontratë në bazë të një Marrëveshje Kuadër
Lloji i Procedures Kontratë në bazë të një Marrëveshje Kuadër
Statusi i Tenderit Lidhur Kontrata
Data e Njoftimit te Tenderit 14-07-2020
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve 28-08-2020
Data e mbajtjes se tenderit 28-08-2020
Nr. i Operatoreve Konkurues
Operatore Konkurues 1. Farma Net Albania Sh.p.k
2. T R I M E D Sh.p.k
3. MONTAL Sh.p.k dhe BIOMETRIC ALBANIA
4. EUROMED Sh.p.k
5. O.E.S DISTRIMED Sh.p.k
6. E v i t a shpk
7. FUFARMA Sh.a
8. I N T E R M E D Sh.p.k
9. MALBERTEX Sh.p.k & UNIVERS PROMOTIONS Sh.p.k &ALPHA Sh.p.k
10. G & F Group shpk
11. ELTIAN 2009 Sh.p.k
12. W.CENTER Sh.p.k
Operator Ekonomik Kontraktues
  • INTERMED SHPK
  • Oferta fituese Leke pa TVSH
    Data e shpalljes se fituesit 14-01-2021
    Vlera e kontraktuar Leke me TVSH 71 928 000,00
    Data e lidhjes se kontrates 02-02-2021
    Kohezgjatja e kontrates
    Shtese kontrate (Leke me TVSH
    Ankesa Ka pasur ankesa.
    Ka marre përgjigje në datë 10.11.2020 (nga AK) dhe Vendimi i KPP 541/8/2020, datë 28.12.2020.
    Konfirmuar fituesi pas vendimit te KPP-se.
    Janë skualifikuar ofertuesit e mëposhtëm:

    1. T R I M E D :
    • Artikujt 5 dhe 6 me prodhues SIMTEX AG. ISO 9001:2015 e paraqitur nga ky OE per prodhuesin Simtex ka si scope: Personal care manufacturing, sales, presentation and marketing services. Ne DT kerkohet: 2.3 Kapaciteti teknik: pika 4. Operatori ekonomik duhet të paraqesë Certifikatë ISO 9001:2015 /ose/ ekuivalent, ose ISO 13485 “Per Sistemin e menaxhimin te cilesise per pajisjet mjekësore”, /ose ekuivalent/, të vlefshme, për prodhuesin/t e artikujve të ofruar. Nuk ploteson kriterin.
    • ISO 9001-2015 per prodhuesin per Artikullin 4 (Syze mbrojtese) dhe artikullin 8 (Ekran mbrojtes), kur kontrollon certifikaten ne sistem nuk del me te njejtin scope qe eshte paraqitur dokumenti ne SPE por me scope: production of disposable protective masks (non-medical) and KN95 protective masks (non-medical). Certifikatat per keto produkte nuk dalin ne sistem.
    • Nuk ka dorezuar asnje dokumentacion per artikullin 7: Tyvek per prodhuesin Duruteks; - skualifikohet per kete prodhues per kete artikull.
    • Nuk ka dorezuar Autorizim Prodhuesi dhe Certifikate Konformiteti per artikullin 7: Tyvek per prodhuesin Sintex si dhe ISO per kete prodhues per kete artikull ka objekt tjeter; - skualifikohet per kete prodhues per kete artikull, kualifikohet per prodhuesit e tjere.

    2. EUROMED :
    • Artikulli 2: Doreza nitrile (prodhuesi Primus), trashesia e tyre eshte kerkuar ne DST 0.1-0.12mm (ishte 0.12mm ne DST fillestare por u ndryshua si pasoje e ankeses per DST nga OE Biometric Albania), produkti i OE Euromed eshte me trashesi 0.05mm, pra sa gjysma minimale te trashesise se kerkuar ne DST (“sterile, pa puder ngjyre blu ose lejla me trashesi me diapazon 0.1 mm - 0.12 mm, duhet te jene me te trasha se sa normalet per pune ne laborator Masa M” - Njësia “Copë”, Sasia totale 12 muaj: 8000 cope). Per kete artikull nuk eshte dorezuar katalog por vetem skede teknike (qe shoqeron katalogun), e pamarkuar dhe specifikimet nuk gjenden, por citohen copy paste sipas DST ne pjesen e perkthimit! – skualifikohet per kete artikull.
    • Ka ofertuar sipas DST fillestare dhe nuk ka pasqyruar modifikimet (u ndryshua si pasoje e ankeses per DST nga OE Biometric Albania sepse prodhues te ndryshme mund te kishin konfeksione te ndryshme), pra nuk ka ofertuar si gjithe operatoret e tjere por i ndryshon oferta (Artikulli 2: doreza; sasia jo cope, por kuti me 100 cope secila) pasi ky operator nuk ka mare modifikimet e ngarkuara nga AK qe kane ardhur si pasoje e ankesave te OE per DST. Edhe pse sasia ne total e dorezave te ofertuara eshte ok, OE jane te detyruar qe t’i pergjigjen te gjitha kerkesave te AK sikurse i jane pergjigjur te gjithe operatoret e tjere pjesemarres ne kete procedure.

    3. FUFARMA :
    • Sigurimi i ofertës eshte vetëm ne emër te OE Fu Farma dhe jo te BOE Në Kreun VIII (“Kushte të përgjithshme për zbatim”), neni 74 (“Bashkimi i operatorëve ekonomikë”), pika 1, dhe 3 të VKM 914/2014 parashikohet se:
    “Përfaqësuesi duhet të bëjë edhe sigurimin e ofertës, nëse kërkohet, duke specifikuar pjesëmarrjen në bashkimin e operatorëve ekonomikë…..”
    • Scope i Fufarmes ne certifikaten ISO 9001-2015 eshte “Trade storing administrative control and distribution of medicines and pharmaceutical products” dhe jo sikurse kerkohet ne DT 2.3 Kapaciteti teknik: pika 4. Operatori ekonomik duhet të paraqesë Certifikatë ISO 9001:2015 /ose/ ekuivalent, ose ISO 13485 “Per Sistemin e menaxhimin te cilesise per pajisjet mjekësore”, /ose ekuivalent/, të vlefshme, për prodhuesin/t e artikujve të ofruar.
    • OE BIODUE ka si objekt te veprimtarise se kompanise “Manufacture of perfumes and toilet preparations (Biodue_SpA_Company_registration_Report_25_09_2020) dhe nuk e ka si objekt ne fushe veprimtarie objektin e prokurimit;
    • OE nuk ploteson kriterin e puneve te ngjashme. Faturat e paraqitura jane fatura tregetim rarna dhe nuk konsiderohen pune te nje natyre te ngjashme ne proceduren per MMP/ pajisje mjekesore

    4. MALBERTEX & UNIVERS PROMOTIONS
    • Maskat nuk janë FFP3/FFP2/N95, por janë maska te thjeshta kirurgjikale (sipas katalogut), edhe certifikata CE eshte per te tilla maska.
    • Formulari i ofertes i paraqitur, eshte oferte individuale dhe i referohet vetem OE MAlbertex, dhe jo ofertuesit BOE, pra nuk eshte ne emer te tre operatoreve te BOE, sipas Marrveshjes se bashkepunimit. Kjo eshte ne kundershtim me kreun VIII, neni 74, “Bashkimi i operatorëve ekonomikë”, pika 1 e VKM nr.914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, i ndryshuar, parashikohet: “Oferta mund të paraqitet nga një bashkim operatorësh ekonomikë, ku njëri prej të cilëve i përfaqëson të tjerët gjatë procedurës dhe në rast përzgjedhjeje edhe gjatë zbatimit të kontratës. Në ofertë duhet të përcaktohet pjesa e shërbimit, punës ose furnizimit, që do të kryejë secili nga anëtarët e këtij bashkimi”.) Kjo oferte, eshte ne kundershtim me piken 4, neni 74 i VKM 914, date 29.12.2014, ku anetari i BOE nuk mund te paraqese oferte individuale.

    5. G & F Group shpk
    • OE nuk ka paraqitur dokumentacionin e kerkuar ne DST (mungojne deklarate, kataloge, vertetim OSSHE, sigurim oferte, autorizimi nga MSHMS).
    • Nuk ploteson xhirot e 3 viteve sa 40% e FL.
    6. ELTIAN 2009
    Operatori ekonomik nuk ka paraqitur asnje dokumentacion sipas DT.

    7. W.CENTER:
    Operatori ekonomik nuk ka paraqitur asnje dokumentacion sipas DT.

    Arsyeja e Anulimit
    Shenime
    Transaksione Thesari
  • Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per INTERMED SHPK viti 2012-2013
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per INTERMED SHPK viti 2014
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per INTERMED SHPK viti 2015-2018
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per INTERMED SHPK viti 2019-2020
  • Buletini i Prokurimeve Publike Kontrata te lidhura ne baze te Marreveshjes Kuader Ministria e Shëndetësisë REF-65289-07-13-2020 (Minikontrata nr. 1)
    Njoftimi i Tenderit
    Shpallja e Fituesit
    Lidhja e Kontrates Buletini Nr. 29 datë 1 Mars 2021