Open Procurement Albania

Sistemim asfaltim i lagjes X, Kocaj

Nje shenim me RedFlag eshte nje fakt, ngjarje, ose grup i rrethanave ose informacione te tjera qe mund te tregojne nje shqetesim apo ekspozim dhe mbi rrezik potencial te pajtueshmerise ligjore per sjellje te paligjshme ose joetike te biznesit, vecanerisht ne lidhje me praktika korruptive dhe mosrespektimit te ligjeve anti-korrupsion.Vleresimi per keto kategori do te behet ne menyre automatike, me filtra analitik te paracaktuar

  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit
  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit

Autoritet Prokurues Qeverisja Vendore Gramsh
Institucioni Prokurues Bashkia Gramsh
Objekti i Tenderit Sistemim asfaltim i lagjes X, Kocaj
Nr. Reference REF-13503-03-13-2019
Vlera / Fondi Limit 41 666 667,00
Lloji i Kontrates Publike Punë Publike
Lloji i Procedures Procedurë e Hapur
Statusi i Tenderit Lidhur Kontrata
Data e Njoftimit te Tenderit 15-03-2019
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve 17-04-2019
Data e mbajtjes se tenderit 17-04-2019
Nr. i Operatoreve Konkurues 4
Operatore Konkurues Meteo
Al-Mexwood shpk & Leon Konstruksion shpk & Rafin Company
Varaku E shpk & Zdravo
Viante Konstruksion shpk & Fusha shpk & Llazo
Operator Ekonomik Kontraktues
  • METEO SHPK
  • Oferta fituese Leke pa TVSH 39 999 663,00
    Data e shpalljes se fituesit 04-07-2019
    Vlera e kontraktuar Leke me TVSH 47999596
    Data e lidhjes se kontrates 10-07-2019
    Kohezgjatja e kontrates 180 ditë
    Shtese kontrate (Leke me TVSH
    Ankesa Ka pasur ankesa.
    Më datë 18.06.2019 regjistrohet në bashki ankesa e OE “Viante Konstruksion” shpk lidhur me vlerësimin e tenderit, në përfundim të shqyrtimit të së cilës AK vendosi të pranojë pjesërisht ankesën, dhe me shkresë nr.3986/2 datë 20.06.2019 njoftohet operatori ekonomik ankimues.
    Më datë 02.07.2019 , përfundoi afati i ankimit kundër vendimit të Autoritetit Kontraktor dhe rezultoi se operatori ekonomik “Viante Konstruksion” shpk nuk paraqiti ankesë në Komisionin e Prokurimit Publik.

    Janë skualifikuar ofertuesit e mëposhtëm :

    1. BOE - “Al-Mexwood ”shpk & “Leon Konstruksion “ shpk &”Rafin Company” shpk ,për arsyet : • Ka detyrime te papermbushura ndaj bashkise Gramsh lidhur me garancine e punimeve per Anëtari i BOE ,Shoqëria “Al-Mexwood “ shpk nuk ka dorëzuar dokumentacion lidhur me mjekun e shoqërisë në kundërshtim me pikën 2.3.6 të Kritereve të Kualifikimit .
    • Nuk plotëson kriterin për një agronom pasi nga verfifikimi i listepagesave nuk rezulton te jete i punesuar per nje periudhë 8-mujore nga data e zhvillimit te procedures ne kundershtim me piken 2.3.7 të Kritereve te vecanta te Kualifikimit .
    • BOE nuk përmbush kriterin e përcaktuar në pikën 2.3.18 të Kritereve të Kualifikimit : “Operatori ekonomik duhet të jetë i pajisur me Leje Mjedisore Tip C lëshuar nga Qendra Kombëtare e Licensimit për stacion transferimi per mbetje jo te rrezikshme (Kodi III.1.A) ose Operatori ekonomik pjesemarres duhet të këtë kontratë per depozitimin e nbetjeve jo të rrezikshme me një subjekt te licensuar nga ana e QKL”.Kontrata e dorëzuar lidhur midis anëtarit “Al-Mexwood “ shpk dhe “Llazo” shpk nuk është noteriale ,si dhe stacioni I trasferimit të mbetjeve për të cilën është lidhur kjo kontratë ,është deklaruar në po këtë procedurë dhe për të njëjtin objekt prokurimi nga “Llazo”shpk edhe si pjesë e një bashkimi tjetër operatorësh i cili ka paraqitur ofertë më vete në këtë procedurë.
    • Nuk permbush kriterin për një Makineri per vizimin e rrugeve termoplastike, nga dokumentacioni konstatohet se është dorëzuar nga anëtari ”Al-Mexëood ” shpk faturë tatimore nr.22 datë 03.07.2013(me qera nga ”Bajrami N’ shpk për një makineri vizimi por pa e specifikuar nëse është termoplastike.
    • Anëtari ”Rafin Company” shpk nuk ka dorëzuar listë pagesat e sigurime shoqërore për muajin prill 2019
    2. BOE-“Varaku E ”shpk & “Zdravo “ shpk,për arsyet :
    • Nuk përmbush kriterin për një montator,është dorëzuar nga anëtari “Zdravo”shpk vetëm një certifikatë trajnimi për montator A.Z , nuk është dorëzuar kontratë pune e vlefshme si dhe dëshmi e kualifikimit të sigurimit teknik.
    • Referuar deklaratave të administratorit të subjektit “Zdravo” shpk i cili deklaron se ing.A.B bashke me te gjithe inxhineret e kerkuar nuk jane ne marredhenie pune me shtetin apo ndonje subjekt tjeter privat si dhe te gjithe drejtuesit teknike që figurojne ne licensën e shoqërise nuk jane te dypunesuar”,nga verifikimet rezulton se ing mjedisit dhe ing.elektrik te cilet jane drejtues teknike te shoqerise ,figurojne te jene te punesuar dhe në shtet,dhe drejtuesit teknikë të përfshirë në licensën e shoqërisë janë të punësuar edhe në më shumë se 2 subjekte.
    • OE “Varaku E” shpk ka dorëzuar një deklaratë në të cilën deklaron se “Drejtuesi Teknik i punimeve ne objekt do te jete z.Qirjako Zallota, i cili nuk eshte i angazhuar ne kontrata te tjera dhe do te jete i pranishem gjate gjithe kohes qe do te kryhen punimet ne object”,ndërkohë nga verifikimet rezulton se figuron të jetë i punësuar edhe ne dy subjekte të tjera ,fakt që tregon se ky drejtues teknik s’mund të jetë i pranishëm gjithë kohës gjatë zbatimi të punimeve në objekt.Po kështu ing.elektrik dhe ing.mjedisit të këtij OE figurojnë të jenë punësuar dhe në shtet.
    • Nuk permbush kriterin për një Makineri per vizimin e rrugeve termoplastike, nga dokumentacioni konstatohet se është dorëzuar nga anëtari ”Zdravo” shpk një deklaratë doganore R101194 datë 29.09.2018 për një makineri vijëzimi si dhe nga ”Varaku-E” shpk deklaratë doganore nr. R31559 datë 30.04.2009 ,por pa e specifikuar nëse është termoplastike në të dy rastet ,sic kërkohet në DST .
    • Kontrata e furnizimit datë 28.05.2019 për mbjellje bari dekorativ dhe FV peme dekorative nuk është lidhur para noterit e si e tille nuk mund te kete efekt juridik ,duke mos përmbushur kështu ky BOE kriterin e përcaktuar në pikën 2.3.19 të Kritereve te vecanta te Kualifikimit.

    3. BOE-“Viante Konstruksion ”shpk & “Fusha “ shpk & Llazo” shpk,për arsyet :
    • Nuk përmbush kriterin për një autobitumatrice pasi Automjeti me targa AA154 GO i deklaruar si autobitumatrice nga anëtari “Fusha” shpk i ka perfunduar data e siguracionit me date 16.05.2019 ,para datës së zhvillimit te procedurës në kundërshtim me pikën 2.3.20/a të Kritereve te Vecanta te Kualifikimit .
    • Nuk përmbush kriterin për dy kamionë me vinc me kapacitet mbajtes 7-13 ton në kundërshtim me pikën 2.3.20 të Kritereve te vecanta te Kualifikimit,Referuar shtojces 9 „Mbi disponimin e makinerive“ të dorëzuar nga 3 anëtarët e BOE, është deklaruar vetëm nga anëtari „Viante Konstruksion „ shpk një ‚autovinc“ i marrë me qera nga „Isobar Construction“ shpk, i cili sipas lejes së qarkullimit rezulton të jetë me kapacitet mbajtës nën 7 ton në kundërshtim me pikën 2.3.20/a të Kritereve te Vecanta te Kualifikimit .
    • Nuk permbush kriterin për një Makineri per vizimin e rrugeve termoplastike, nga dokumentacioni konstatohet se është dorëzuar nga anëtari ”Fusha ” shpk një deklaratë doganore R14550 datë 21.03.2015 për një makineri vijëzimi por pa e specifikuar nëse është termoplastike.
    • Anëtari ”Llazo” shpk ka deklaruar se ”7. Deklaroj se personeli inxhiniero-teknik i shoqërisë nuk janë të angazhuar në asnjë marrëdhënie pune tjetër me shtetin apo me ndonjë subjekt tjetër privat si dhe nuk do të jenë të angazhuar në asnjë sipërmarrje tjetër (kontrata të tjera) në momentin e lidhjes së kontratës dhe gjatë periudhës së zbatimit të objektit, në rast shpallje fitues në këtë proçedurë tenderimi dhe do të jenë në dispozicion për realizimin e kësaj kontrate gjatë gjithë kohës së zbatimit të punimeve deri në kolaudimin e objektit sipas legjislacionit shqiptar”.Nga verifikimet rezulton se disa prej inxhinereve janë të angazhuara në kontrata të tjera të deklaruara nga ky operator ekonomik.
    Arsyeja e Anulimit
    Shenime
    Transaksione Thesari
  • Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per METEO SHPK viti 2012-2013
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per METEO SHPK viti 2014
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per METEO SHPK viti 2015-2018
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per METEO SHPK viti 2019-2020
  • Buletini i Prokurimeve Publike
    Njoftimi i Tenderit
    Dokumentat Standarde te Tenderit
    Specifikim Teknik
    Relacion Konstruktiv
    Shpallja e Fituesit
    Lidhja e Kontrates Nr.28 - Dt.15-07-2019
    GRAFIKU I PUNIMEVE

    Projekti

    Te drejtat e Perdorimit

    Persa kohe nuk percaktohet ndryshe, i gjithe informacioni i ofruar nga Open Procurement Albania ofrohet nen licencat: This material is Open Data