Open Procurement Albania

Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar.

Autoritet Prokurues Qeverisja Vendore Tiranë
Institucioni Prokurues Bashkia Tirane
Objekti i Tenderit Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar.

Komisioni i vlerësimit dhe negocimit i ngritur në mbështetje të ligjit 37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt: "Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar", shpall thirrjen publike për realizimin e procedurës me objekt “Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe i godinës së re të Teatrit Kombëtar”.

Komisioni i vlerësimit dhe negocimit kryesohet nga zëvendëskryetari i Bashkisë së Tiranës dhe përbëhet nga 6 (gjashtë) anëtarë, përfaqësues të institucioneve të mëposhtme:
a) Ministria e Kulturës;
b) Ministria e Financave dhe Ekonomisë;
c) Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë;
ç) Ministria e Drejtësisë;
d) Avokatura e Shtetit;
dh)Trupa teatrore.

___________________________________

Ne AKT NORMATIV Nr.26, datë 22.6.2021 Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.137/2020, “Për Buxhetin e Vitit 2021”, të ndryshuar, ne nenin 7, pika 1 citohet qe: “Në buxhetin e Bashkisë Tiranë shtohet, si transfertë specifike, fondi prej 900 milionë lekësh, për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar.”

___________________________________

Sipas nje Njoftimi te publikuar ne date 02.07.2021 nga Gjykata Kushtetuese , njoftohet qe eshte marre në shqyrtim në seancat plenare publike të datave 03.06.2021, 15.06.2021 dhe 16.06.2021 çështja me kërkues Presidentin e Republikës së Shqipërisë, me objekt:
  • Shfuqizimi i ligjit nr. 37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”” (ligji nr. 37/2018), si i papajtueshëm me Kushtetutën dhe me marrëveshjet ndërkombëtare.
  • Shfuqizimi i vendimit nr. 377, datë 08.05.2020 të Këshillit të Ministrave “Për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë, të pasurisë nr.1/241, me emërtimin “Teatri Kombëtar”, në zonën kadastrale 8150, Tiranë”(VKM nr. 377/2020), si i papajtueshëm me Kushtetutën dhe me marrëveshjet ndërkombëtare.
  • Shfuqizimi i vendimit nr. 50, datë 14.05.2020 të Këshillit Bashkiak Tiranë, Bashkia Tiranë, “Për miratimin e shembjes së godinës të “Teatrit Kombëtar”, në pronësi të Bashkisë Tiranë, bazuar në Akt – Ekspertizën e hartuar nga Instituti i Ndërtimit “Mbi vlerësimin e godinës së Teatrit Kombëtar” (VKB nr. 50/2020), si i papajtueshëm me Kushtetutën.
  • Pezullimin e zbatimit të këtyre akteve deri në hyrjen në fuqi të vendimit përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.
Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata Kushtetuese vlerësoi se:
- Ligji nr. 37/2018 cenon:
  • Lirinë e veprimtarisë ekonomike të sanksionuar nga neni 11 i Kushtetutës në raport me nenin 17 të saj;
  • Parimin e shtetit të së drejtës të sanksionuar në nenin 4 të Kushtetutës në raport me nenin 3 të saj, në drejtim të procesit të vlerësimit të identitetit dhe të trashëgimisë kombëtare nga institucionet përkatëse;
  • Parimin e decentralizimit dhe të autonomisë vendore të sanksionuar në nenin 13 të Kushtetutës.
- VKM-ja nr. 377/2020 cenon:
  • Parimin e shtetit të së drejtës të sanksionuar në nenin 4 të Kushtetutës. Ndërsa për sa i përket VKB-së nr. 50/2020 nuk u formua shumica prej 5 votash e parashikuar nga neni 73, pika 4, i ligjit nr. 8577/2000, në lidhje me juridiksionin e kësaj Gjykate për shqyrtimin e saj.
Për këto arsye Gjykata Kushtetuese,
VENDOSI:
  1. Pranimin pjesërisht të kërkesës.
  2. Shfuqizimin e ligjit nr. 37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar””, si i papajtueshëm me Kushtetutën.
  3. Shfuqizimin e vendimit nr. 377, datë 08.05.2020 të Këshillit të Ministrave “Për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë, të pasurisë nr.1/241, me emërtimin “Teatri Kombëtar”, në zonën kadastrale 8150, Tiranë”, si i papajtueshëm me Kushtetutën.
  4. Rrëzimin e kërkesës për shfuqizimin e vendimit nr. 50, datë 14.05.2020 të Këshillit Bashkiak Tiranë, Bashkia Tiranë, “Për miratimin e shembjes së godinës të “Teatrit Kombëtar”, në pronësi të Bashkisë Tiranë, bazuar në Akt – Ekspertizën e hartuar nga Instituti i Ndërtimit “Mbi vlerësimin e godinës së Teatrit Kombëtar”, si i papajtueshëm me Kushtetutën.
  5. Pezullimin e zbatimit të ligjit nr. 37/2018 dhe VKM-së nr. 377/2020 deri në hyrjen në fuqi të vendimit përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.
Nr. Reference .
Vlera / Fondi Limit
Lloji i Kontrates Publike Shërbime Publike
Lloji i Procedures Procedurë me Negocim
Statusi i Tenderit Fazë Planifikimi
Data e Njoftimit te Tenderit 22-07-2019
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve 19-09-2019
Data e mbajtjes se tenderit 19-09-2019
Nr. i Operatoreve Konkurues
Operatore Konkurues
Operator Ekonomik Kontraktues
  • Oferta fituese Leke pa TVSH
    Data e shpalljes se fituesit
    Vlera e kontraktuar Leke me TVSH
    Data e lidhjes se kontrates
    Kohezgjatja e kontrates
    Shtese kontrate (Leke me TVSH
    Ankesa
    Arsyeja e Anulimit
    Shenime Kriteret Kualifikuese për palët private të interesuara :

    1. Pala private e interesuar duhet të vërtetojë se përmbush të gjitha kërkesat e përcaktuara në ligjin nr. 37/2018, si dhe plotëson të gjitha kërkesat minimale të projektimit sipas aneksit të VKM-së nr. 352, datë 04.04.2019.

    2. Pala Private e interesuar dorëzon dokumentacionin që vërteton se:

    a) nuk është në proces falimentimi,
    b) nuk është dënuar për shkelje penale, sipas parashikimeve të legjislacionit për përgjegjësinë penale të personit juridik,
    c) nuk është dënuar me vendim të gjykatës të formës së prerë, që lidhet me aktivitetin profesional, të lëshuar nga Qendra Kombëtare e Biznesit,
    ç) ka plotësuar detyrimet fiskale,
    d) ka paguar të gjithë detyrimet e sigurimeve shoqërore, të lëshuar nga administrata tatimore.

    3. Pala private e interesuar duhet të ketë një xhiro vjetore shumatorja e të cilës për tri vitet e fundit të jetë jo më pak se 40% të vlerës së kostos së projektit të propozuar prej saj në këtë procedurë, duke e vërtetuar këtë me anë të vërtetimeve të lëshuara nga administrata tatimore si dhe me pasqyrat financiare të tre viteve të fundit.

    4. Pala private e interesuar duhet të depozitojë të gjitha licensat profesionale dhe çertifikimet e vlefshme, sipas aneksit 2 të VKM-së nr. 352, datë 04.04.2019.

    5. Pala Private e interesuar duhet të vërtetojë realizimin e projekteve të ngjashme gjatë 5(pesë) viteve të fundit të aktivitetit të tij, shumatorja e të cilave të jetë jo më pak se 40% e sasisë ndërtimore (m2) totale të ofertuar prej tij në këtë procedurë në vijim të thirrjes së hapur.

    Realizimi i suksesshëm i punimeve duhet të vërtetohet me dokumentet, si më poshtë vijon:
    a) leje ndërtimi ose kontratë sipërmarrje,
    b) situacion përfundimtar,
    c) akt kolaudimi,
    ç) referenca nga punëdhënësi duke shprehur sasinë në m2 ndërtim të realizuar.

    6. Pala private e interesuar duhet të paraqesi sigurimin e ofertës në nivelin e 2% të vlerës së kostos së projektit të propozuar prej tij në këtë procedurë në vijim të thirrje së hapur.
    7 Pala e interesuar duhet të paraqesë analizën teknike, e cila duhet të përmbajë sfondin e projektit, konceptin e projektit, vendndodhjen, parcelat e prekura, sipërfaqen e përgjithshme publike e private të projektit, studimet topografike dhe gjeologjike, përshkrimin konstruktiv, funksional e teknik të projektit, ndikimet mjedisore dhe sociale, aksesueshmërinë nga automjetet dhe këmbësorët, periudhën e vlerësuar të ndërtimit të teatrit dhe analizën ekonomike e financiare.

    8. Pala private e interesuar duhet të vërtetojë se është pronare e truallit ose posedon marrëveshjet përkatëse me pronarët privatë, minimumi në masën 40% e sipërfaqes totale të pronës private që preket nga projekti i zhvillimit të zonës dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar.
    9 Kërkesat sipas shkronjave “a”, “b” dhe “c” të pikës 1, plotësohen me dorëzimin e ekstraktit të rregjistrit tregtar për të dhënat e subjektit, ekstraktit mbi historikun e subjektit, të lëshuara nga Qendra Kombëtare e Biznesit, si dhe vetëdeklarimin e subjektit mbi gjëndjen gjyqësore.

    10. I gjithë dokumentacioni duhet të jetë i lëshuar jo më parë se 3(tre) muaj nga data e dorëzimit të shprehjes së interesit nga palët private të interesuara (me përjashtim të pikave 4, 5, 7 dhe 9 të sipërcituara).

    11. I gjithë dokumentacioni i dorëzuar duhet të jetë origjinal ose kopje e noterizuar si dhe i shkruar në gjuhën shqipe (në rast se është në gjuhë të huaj, duhet të jetë i shoqëruar me përkthimin përkatës në gjuhën shqipe nga një përkthyes i licensuar sipas legjislacionit në fuqi).

    Transaksione Thesari
  • Buletini i Prokurimeve Publike
    Njoftimi i Tenderit
    Shpallja e Fituesit
    Lidhja e Kontrates
  • Thirrje e Hapur publike për realizimin e procedurës me objekt “Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe i godinës së re të Teatrit Kombëtar”.
  • LIGJ Nr. 37/2018 Kombëtar” “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, Negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit
  • Dekreti Nr. 10908 Tiranë, më 11.10.2018 - Kthimin e Ligjit NR. 37/2018, Datë 20.09.2018 LIGJ Nr. 37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, Negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”
  • Vendim i Kuvendit nr. 110/2018,datë 25.10.2018 –“Për rrëzimin e Dekretit NR. 10908, Datë 11.10.2018, të Presidentit të Republikës, “Për kthimin e ligjit nr. 37/2018, datë 20.9.2018, “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”
  • Instituti i Ndërtimit - Vlerësimi Teknik i Godinës Së Teatrit Kombëtar, Tiranë (2018)
  • VKM Nr. 352, datë 4.4.2019 –“ Për ngritjen dhe funksionimin e Komisionit Për Vleresimin dhe negocimin e kontratës, me objekt realizimin e projektit të zhvillimit të zonës së Teatrit Kombetar, përcaktimin e kritereve kualifikuese dhe vlerësuese për përzgjedhjen e palës private për realizimin e projektit urban dhe godinës së re të teatrit kombetar, si dhe hartimin e kontratës për realizimin e projektit të zhvillimit të zonës së Teatrit Kombëtar, përfshirë projektimin, ndërtimin dhe dorëzimin e godinës së rë të Teatrit Kombëtar.”
  • Kërkesa e Presidentit të Republikës drejtuar Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë me Objekt: “Shfuqizimin të Vendimit nr.377, datë 8.5.2020 të Këshillit të Ministrave “Për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë, të pasurisë nr.1/241, me emërtimin “Teatri Kombëtar”, në zonën kadastrale 8150, Tiranë”, si të papajtueshëm me Kushtetutën dhe me Marrëveshjet Ndërkombëtare.”
  • Vendim Nr.377, datë 8.5.2020 - Për kalimin në pronësi të bashkisë tiranë, të pasurisë nr.1/241, me emërtimin “Teatri Kombëtar”, në zonën kadastrale 8150, Tiranë
  • Instituti i Ndërtimit - Mbi vlerësimin e godinës se Teatrit Kombëtar (2020)
  • Vendim i Këshillit Bashkiak Tiranë Nr.50 Datë 14.05.2020 “Për miratimin e shembjes së godinës të “Teatrit Kombëtar”, pasuri në pronësi të bashkisë tiranë, bazuar në akt-ekspertizën e hartuar nga instituti ndërtimit “mbi vlerësimin e godinës së Teatrit Kombëtar”.
  • LIGJ Nr.8744, datë 22.2.2001 - Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore
  • LIGJ Nr.8743, datë 22.2.2001 - “Për pronat e paluajtshme të shtetit”
  • LIGJ Nr. 139/2015 – “Për vetëqeverisjen Vendore “
  • Vendim Nr. 894, datë 4.11.2015 - Për unifikimin e procedurave të kontrollit të territorit nga Inspektoriati Kombetar i Mbrojtjes Së Territorit dhe ai i Njësisë Vendore
  • Vendim Nr. 408, datë 13.5.2015 Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit
  • LIGJ Nr.9631, datë 30.10.2006 – “Për Artin Skenik”
  • Deklarate e Bashkise Tirane- Projekti i Teatrit”
  • ______________________________
  • AKT NORMATIV Nr.26, datë 22.6.2021 -Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.137/2020, “Për Buxhetin e Vitit 2021”, të ndryshuar
    1. Relacion
    - NJOFTIM i Gjykates Kushtetuese date 02.07.2021.

    Te drejtat e Perdorimit

    Persa kohe nuk percaktohet ndryshe, i gjithe informacioni i ofruar nga Open Procurement Albania ofrohet nen licencat: This material is Open Data