Open Procurement Albania

Blerje materiale të ndryshme për pastrim (e ndarë në 3 Lote, përfshirë artikujt kundër COVID-19)”: Loti 3 - " Blerje materiale të nevojshme për mbrotjen personale "

Autoritet Prokurues Agjencia Shtetërore e Prokurimeve të Përqëndruara
Institucion Kontraktues
Objekti i Tenderit Blerje materiale të ndryshme për pastrim (e ndarë në 3 Lote, përfshirë artikujt kundër COVID-19)”: Loti 3 - " Blerje materiale të nevojshme për mbrotjen personale ".
___________________________________________

Janë identifikuar si operatorë ekonomik të suksesshëm:
1) "AN&RA" SHPK.- Vlera: 7,801,580 lekë, pa TVSH.
2) "TRIMED" SHPK.- Vlera: 8,497,852.96 lekë, pa TVSH.
3) "FARMA NET ALBANIA" SHPK.- Vlera: 9,984,850 lekë, pa TVSH.
Nr. Reference REF-67606-08-03-2020
Vlera / Fondi Limit 18 765 221,00
Lloji i Kontrates Publike Blerje Mallrash (Marrëveshje Kuadër)
Lloji i Procedures Procedurë e Hapur
Statusi i Tenderit Njoftuar Fituesi
Data e Njoftimit te Tenderit 04-08-2020
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve 27-08-2020
Data e mbajtjes se tenderit 27-08-2020
Nr. i Operatoreve Konkurues 14
Operatore Konkurues 1) "AN&RA" SHPK.
2) “MALBERTEX” SHPK - “CAPITAL GROUP” SHPK
3) "TRIMED" SHPK.
4) "FARMA NET ALBANIA" SHPK.
5) "FLORFARMA" SHPK.
6) "AQUARIUS MEDICAL" SHPK.
7) “W CENTER” SHPK.
8) "EGIAN MED" SHPK.
9) "POWER INDUSTRIES" SHPK.
10) "MURATI D" SHPK.
11) "EURO MEGA 2010" SHPK.
12) "ATLANTIK 3" SHPK.
13) “UNIVERS PROMOTIONS” SHPK.
14) "SHPIRAGU" SHPK.
Operator Ekonomik Kontraktues
  • Oferta fituese Leke pa TVSH
    Data e shpalljes se fituesit
    Vlera e kontraktuar Leke me TVSH
    Data e lidhjes se kontrates
    Kohezgjatja e kontrates 2 (dy) vite
    Shtese kontrate (Leke me TVSH
    Ankesa Nuk ka pasur ankesa.
    Janë skualifikuar operatorët ekonomikë të mëposhtëm:

    1. “MALBERTEX” SH.P.K & “CAPITAL GROUP” SH.P.K.
    • Nuk plotëson pikat 1 dhe 2 (Certifikatë që vërteton cilësinë e menaxhimit për operatorin ekonomik, sipas standartit ISO 9001 ose ekuivalent dhe Certifikatë që vërteton cilësinë e menaxhimit të shëndetit dhe sigurisë në punë ISO 18001 ose ekuivalent), Seksioni 2.1. Kapaciteti ligjor/profesional, pika 2, “Kriteret e vecanta të kualifikimit”, pasi në momentin e hapjes së ofertave, Operatori ekonomik “CAPITAL GROUP” SH.P.K, nuk ka paraqitur certifikatat ISO 9001/ekuivalente dhe ISO 18001/ ekuivalente, origjinale ose fotokopje të noterizuara, por ka paraqitur vetëm përkthimet e tyre.
    • Nuk plotëson pikën 2, Seksioni 2.3. Kapaciteti teknik, pika 2, “Kriteret e vecanta të kualifikimit”, pasi në momentin e hapjes së ofertave, Operatori ekonomik “CAPITAL GROUP” SH.P.K, nuk arriti të provojë se disponon të paktën një ambient magazinimi, me sipërfaqe minimale 100 m2, në emër të shoqërisë. Certifikata për vërtetim pronësie e paraqitur, është në emër të z. B.Ç por që nuk rezulton të jetë në pronësi ose me qira ose në huapërdorje nga operatori ekonomik “CAPITAL GROUP” SH.P.K.
    2. "FLORFARM" SHPK.
    • Nuk plotëson gërmën b (Leje qarkullimi të mjetit), c (Certifikatë e kontrollit teknik, të mjeteve rrugore), d (Policë, për sigurimin e detyrueshëm të mjeteve), f (Leje drejtimi automjeti, për të paktën 1 (një) prej punonjësve), pika 3 (Operatori ekonomik duhet të disponojë minimumi 1 (një) mjet transporti mallrash, me qëllim transportin e mallrave, të cilin duhet ta ketë në pronësi, ose me qira, dhe për të cilin duhet të paraqesë dokumentacionin përkatës, si më poshtë:), seksioni 2.3, “Kapaciteti teknik”, pika 2, “Kriteret e veçanta të kualifikimit”, pasi në momentin e hapjes së ofertave, nuk arriti të paraqes Leje qarkullimi, Certifikatë të kontrollit teknik dhe Policë për sigurimin e detyrueshëm te mjetit me targë TR2378T si dhe Leje drejtimi automjeti për të paktën 1 (një) prej punonjësve.
    • Nuk plotëson gërmën b (Foto të ambjentit të magazinimit të mallrave), pika 2, seksioni 2.3, “Kapaciteti teknik”, pika 2, “Kriteret e veçanta të kualifikimit”, pasi në momentin e hapjes së ofertave, nuk arriti të paraqes Foto të ambjentit të magazinimit të mallrave. 3. "AQUARIUS MEDICAL" SH.P.K.

    • Nuk plotëson pikën 2 (Kopje të çertifikuara të bilanceve të viteve 2017, 2018, 2019, të paraqitura pranë autoriteteve përkatëse tatimore), seksioni 2.2, “ Kapaciteti ekonomik dhe financiar” , pika 2, “Kriteret e veçanta të kualifikimit”, pasi në momentin e hapjes së ofertave, nuk arriti të paraqese kopje të çertifikuar, të bilancit të vitit 2019, të paraqitur pranë autoriteteve përkatëse tatimore.

    4. "MURATI D" SH.P.K.:
    • Nuk plotëson gërmën b (Deklarate për paraqitje oferte të pavaruar sipas Shtojcës 2/1), pika 2, “ Kriteret e veçanta të kualifikimit”, pasi ka përcaktuar të dyja alternativat a dhe b, të pikës 6, të kësaj deklarate.
    • Nuk plotëson pikën 3 gërma e), seksioni 2.3 “Kapaciteti teknik”, pika 2, “Kriteret e veçanta të kualifikimit”, pasi në momentin e hapjes së ofertave, nuk arriti të paraqesë Certifikatë për transport mallrash në emër të tij. Në rastin konkret përmes dokumentacionit të dorëzuar, vërtetohet se çertifikata e mjetit me targë AA267OJ të cilën e disponon shoqëria “Frutibest” sipas lejes së qarkullimit, është specifike dhe e lëshuar për kryerjen e transportit të mallrave, brenda vendit, vetëm për llogari të veprimtarisë së vet. Në këtë mënyrë, kryerja e transportit të mallrave nga ana e operatorit ekonomik “Murati D” shpk me kamionin e shoqërisë “Frutibest” do të jetë në kushtet e kryerjes së transportit të mallrave me qira dhe për të tretë pa licencën përkatëse, transport i cili në zbatim të nenit 41 të ligjit “Për Transportet Rrugore” është i ndaluar.

    5. "EURO MEGA 2010" SH.P.K.
    • Nuk përmbush plotësisht pikën 3, seksioni 2.3 “Kapaciteti teknik”, pika 2, “Kriteret e veçanta të kualifikimit”, pasi në momentin e hapjes së ofertave, nuk arriti të paraqesë Certifikatë për transport mallrash të vlefshme për automjetin me targë AA842PI. Certifikata për transport mallrash e paraqitur për automjetin me targë AA842PI, e ka përfunduar afatin e vlefshmërisë më datë 19.05.2020.
    Ndërsa, për automjetin, me targë AA890VM, nuk arriti të paraqesë Certifikatë, të kontrollit teknik dhe Policë për sigurimin e detyrueshëm të mjetit të vlefshme. Certifikata e kontrollit teknik, e paraqitur për automjetin, me targë AA890VM, ka përfunduar afatin e vlefshmërisë më datë 05.12.2019, ndërsa Polica për sigurimin e detyrueshëm të mjetit, e paraqitur për automjetin me targë AA890VM, ka përfunduar afatin e vlefshmërisë më datë 07.12.2019.

    6. Arsyet e skualifikimit për: "SHPIRAGU" SH.P.K.
    • Nuk plotëson gërmën a (Vërtetim për kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore lëshuar nga administrata tatimore), pika 4, seksioni 2.3, “Kapaciteti teknik”, pika 2, “Kriteret e veçanta të kualifikimit”, pasi në momentin e hapjes së ofertave, nuk arriti të paraqesë Vërtetimin për kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore, lëshuar nga administrata tatimore.
    • Nuk plotëson gërmën a (Kontratë noteriale qiraje të ambientit të magazinimit), pika 2, seksioni 2.3 “Kapaciteti teknik”, pika 2 “Kriteret e veçanta të kualifikimit”, pasi në momentin e hapjes së ofertave, nuk arriti të paraqesë Kontratë noteriale qiraje për ambientin e magazinimit. Kontrata e qirasë e paraqitur nuk është e lidhur para noterit.

    Arsyeja e Anulimit
    Shenime
    Transaksione Thesari
  • Buletini i Prokurimeve Publike Kontrata te lidhura ne baze te Marreveshjes Kuader Agjencia Shtetërore e Prokurimeve të Përqëndruara REF-67606-08-03-2020
    Njoftimi i Tenderit
    Dokumentat Standarde te Tenderit
    Shpallja e Fituesit

    MBESHTETES

    Ketu mund te keni REKLAMEN tuaj

    Kontakto ne [email protected]

    Te drejtat e Perdorimit

    Persa kohe nuk percaktohet ndryshe, i gjithe informacioni i ofruar nga Open Procurement Albania ofrohet nen licencat: This material is Open Data