Open Procurement Albania

Mundesi per pjesëmarrje në strukturën globale të qasjes në vaksinat COVID-19 ( Lehtësia COVAX ).

Contracted Institution Ministry of Health
Tenderer Institution Ministry of Health
Tender object Ne date 18 Shtator 2020 eshte lidhur nje Marrëveshje Angazhimi (Marrëveshja Opsionale e Blerjes) per pjesëmarrje në strukturën globale të qasjes në vaksinat COVID-19 ( Lehtësia COVAX ) .

___________________

Perkufizim:
COVAX është një nga katër shtyllat e Acces to Covid-19 Tools (ACT). ACT-ja u lançua në prill 2020 nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), Komisioni Evropian dhe Franca, për t’iu përgjigjur sfidave të krijuara nga pandemia e shkaktuar nga COVID-19, si bashkim i qeverive, organizatave shëndetësore (të nivelit global), prodhuesve, shkencëtarëve, sektorit privat, shoqërisë civile, me synimin për të siguruar një qasje inovative dhe të barabartë në diagnostikimet, trajtimet dhe vaksinat COVID-19
Lehtësia COVAX është krijuar si një mekanizëm global për të nxitur zhvillimin e shpejtë të vaksinave kandidate ndaj COVID-it, prodhimin në masë të gjerë të vaksinave të certifikuara dhe shpërndarjen e shpejtë e të barabartë për të gjitha vendet. GAVI është një partneritet global, i cili ka në përbërje të tij organizata të specializuara të Kombeve të Bashkuara, si OBSH, UNICEF, Banka Botërore si dhe partnerë të tjerë që merren me kërkimin dhe zhvillimin e produkteve mjekësore dhe programeve të shëndetit publik. Për Shqipërinë, anëtarësimi në këtë Aleancë dhe prokurimi i vaksinës nëpërmjet këtij mekanizmi ofron një vaksinë të sigurt dhe të certifikuar.

Qëllimi i COVAX-it është përveçse prokurimi i një vaksine të sigurt kundër COVID-19 edhe sigurimi i kësaj vaksine te të gjitha shtetet, pavarësisht ekonomisë së tyre.
Reference No. _
Estimated / Ceiling Value ALL without VAT
Type of Contract Marrëveshje Angazhimi
Procurement Method Marrëveshje Angazhimi
Stage Procedure Planning Stage
Tender Publication Date
Last date of Submitted Documents
Tender Held Date
No. of Bidders
Bidders
Successful Bidder /Supplier / Provider
  • GAVI Alliance
  • The winning bid ALL without vat
    Bidder Announcement date
    Award and Contract Amount ALL with VAT
    Contract date 18-09-2020
    Planned Milestones of Contract / Start and End Date Kjo Marrëveshje fillon në datën e shënuar në të dhe, nëse nuk përfundon në përputhje me pikën 11 te marreveshjes (Përfundimi), do të përfundojë në:

    (i) Përvjetorin e tretë të datës së kësaj Marrëveshjeje, nëse nuk ka Vaksinë të Miratuar para përvjetorit të tretë të datës së kësaj Marrëveshjeje; ose
    (ii) datën në të cilën Gavi dhe Pjesëmarrësi bien dakord reciprokisht me shkrim për të përfunduar këtë Marrëveshje.
    Renewal Contract Additional Value (ALL with VAT)
    Appeals
    Cancellation reason
    Additions Eshte lidhur nje Marrëveshje Angazhimi(Marrëveshja Opsionale e Blerjes) ne datë 18 Shtator 2020 midis:

    (1) Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë (përfaqësuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale), dhe
    (2) ALEANCËS GAVI

    një fondacion jofitimprurës i regjistruar në kantonin e Gjenevës (me numër regjistrimi CH-660-1699006-1), me zyrë në adresën: Chemin du Pommier 40, 1218 Le Grand-Saconnex, Switzerland (“Gavi”).

    ___________________________________
    Efektet Financiare
    Sipas marrëveshjes, detyrimi financiar konsiston në:

    • Pika 2.1 ku parashikohet se “Pjesëmarrësi” (Republika e Shqipërisë”, në mënyrë të pakthyeshme dhe të pakushtëzuar, merr përsipër t’i paguajë GAVI-it shumën paraprake (Upfront Payment) para ose në afatet e pagesës së pjesëmarrësit, e cila, sipas pikës 1, b, paragrafi i 24-të, është 7 në vlerën 3 534 000 (tre milionë e pesëqind e tridhjetë e katër mijë) USD.
    • Pika 1, b, paragrafi i 17-të, shuma e garancisë së ndarjes së rrezikut (Risk Sharing Guarantee Amount) në vlerën 456 000 USD (katërqind e pesëdhjetë e gjashtë mijë dollarë amerikanë).

    Shuma totale është 3 990 000 (tre milionë e nëntëqind e nëntëdhjetë mijë) dollarë amerikanë.
    Kjo shumë do të paguhet nga buxheti i alokuar për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor

    Mbi Pagesen (pika 3.1. e marrëveshjes) përcaktohet qe:
    a) Çdo pagesë që i duhet paguar Gavit nga Pjesëmarrësi sipas kësaj Marrëveshjeje, do të bëhet në Llogarinë e Lehtësisë COVAX për vlerën në atë datë deri në orën 12 të mesditës.
    b) Pjesëmarrësi do të njoftojë Gavin me shkrim për çdo pagesë të bërë në përputhje me këtë Marrëveshje herë pas here (duke përfshirë çdo pagesë të bërë një agjenti të prokurimit ose Prodhuesit të Përcaktuar).
    c) Të gjitha pagesat e bëra në përputhje me këtë Marrëveshje do të jenë në USD.

    Gjithashtu referuar nenit 1 te marreveshjes “Përkufizimet dhe interpretimet”, pika 1.1 “Përkufizimet” dhe konkretisht paragrafi i 23-të, “dozat totale të pjesëmarrësit”, janë 1 140 000 (një milion e njëqind e dyzet mijë), të mjaftueshme për të vaksinuar 20 % të popullsisë.
    ___________________________________
    Marreveshja eshte ratifikuar me Ligj nr. 134/2020 datë 29.10.2020 botuar ne Fletoren Zyrtare te Republikës së Shqipërisë Nr. 199, Datë. 12/11/2020.
    Ligji ka hyre në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
    __________________________________________

    Ne date 03.02.2021 eshte publikuar nga COVAX Plani fillestar i shperndarjes se Vaksinave .
    Totali i vaksinave qe do shperndahen fillimisht eshte 330 milion doza per 145 vende pjesmarrese ne raundin fillestar, qe do pajisen e vaksina te prodhuara nga firma AstraZeneca-Oxford dhe te Pfizer-BioNTech.

    - Per Shqiperine planifikohen te merren 141 600 doza.
    Sipas Specifikimeve te publikuara ne dokumentin e GAVI-t pritet qe shperndarja te nise nga fundi i muajit shkurt , dhe pjesa me e madhe e sasise te jepet ne tremujorin e dyte te vitit.

    __________________________________________

    Në vitin 2020 nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është kryer gjithashtu pagesa prej 430 milion lekë për kuotën në bazë të marrëveshjes me COVAX ( Njoftimi i dates 10.05.2021 - publikuar ne faqen e Ministrise se Financave dhe Ekonomise).
    Transaction / Actual Spending
  • Public Announcement Bulletin
    Announcement of Procurement
    Bidder Announcement
    Signing of the Contract
    - PROJEKTLIGJ - Për Ratifikimin e Marrëveshjes së Angazhimit, Ndёrmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, Përfaqësuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, dhe Aleancës Gavi, për Pjesëmarrjen në Strukturën Globale të Qasjes në Vaksinat Covid-19 (Covax Facility). - Dekret Nr.11822 date 10.11.2020.

    - The Covax Facility: Interim Distribution Forecast

    - PROJEKTLIGJ - për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese me shkëmbim letrash,, të marrëveshjes së angazhimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, dhe Aleancës Gavi, për pjesëmarrjen në strukturën globale të qasjes në Vaksinat Covid-19 (Covax Facility), miratuar me Ligjin nr.134/2020" - Njoftim i Ministrise se Financave dhe Ekonomise dt.10.05.2021 "Rritet mbështetja buxhetore për blerjen e vaksinave anti covid".