Open Procurement Albania

Ndertim i unazës së qytetit bashkia Vau Dejës.

Nje shenim me RedFlag eshte nje fakt, ngjarje, ose grup i rrethanave ose informacione te tjera qe mund te tregojne nje shqetesim apo ekspozim dhe mbi rrezik potencial te pajtueshmerise ligjore per sjellje te paligjshme ose joetike te biznesit, vecanerisht ne lidhje me praktika korruptive dhe mosrespektimit te ligjeve anti-korrupsion.Vleresimi per keto kategori do te behet ne menyre automatike, me filtra analitik te paracaktuar

  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit. Kusht: fituesi nuk eshte operatori me oferten me te ulet
  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit. Kusht: fituesi nuk eshte operatori me oferten me te ulet

Qarkun Shkodër
Kredia Nr
Burimi i Kredise/Financuar nga
Vlera e Kredise sipas Monedhes
Titulli i Projektit
Pershkrim i Projektit
Objekti i Tenderit Ndërtim i unazës së qytetit bashkia Vau Dejës.
Fondi i akorduar për vitin 2017 është 100.984.506 leke pa tvsh.
Pjesa e mbetur është parashikuar për vitin 2018.
Burimi i financimit: Buxheti i Shtetit.
Nr. Reference
Kodi CPV
Vlera / Fondi Limit 200,000,142
Lloji i Kontrates Publike Punë Publike
Lloji i Procedures Procedurë e Hapur
Statusi i Tenderit Lidhur Kontrata
Data e Njoftimit te Tenderit
Data e Fillimit te Afatit per Dorezim Oferte
Data e Mbylljes se Afatit per Dorezim Oferte 27-02-2017
Sektori Infrastrukturë Urbane
Nr. i Operatoreve Konkurues 14
Operatore Konkurues CAUSHI
NIKA
COMPANY RIVIERA 2008
CURRI
EUROTEOREMA PEQIN
ALBAVIA
AGRI CONSTRUCTION
BE - IS SH.P.K
S.M.O.UNION
ALBA KONSTRUKSION
B-93
SHPRESA - AL
S i R E T A 2F
VARAKU E
Operator Ekonomik Kontraktues
  • CURRI SHPK -
  • Oferta fituese Leke pa TVSH 149,133,123
    Data e shpalljes se fituesit 05-05-2017
    Data e lidhjes se kontrates 10-05-2017
    Vlera e Kontrates me TVSH 178,959,747
    Kohezgjatja e Kontrates 10 muaj
    Ankesa Ka pasur ankesa.
    Në datën 15.04.2017 paraqiti ankim shoqeria Nika SHPK. Ankeses ju kthye pergjigje në datën 21.04.2017 duke e refuzuar ate.
    Nuk ka pasur ankim në KPP.
    Jane skualifikuar: 1. Bashkimi i perkohshem i shoqerive Caushi SHPK (80%), dhe Boshnjaku B SHPK (20%) për arsye se:
    a. Shoqeria Caushi SHPK nuk ploteson piken 2.2.4 te Kerkesave te Vecanta për Kualifikim lidhur me taksat vendore pasi, referuar puneve ne proces te deklaruara, kryen aktivitet ne Kukes, Memaliaj, Peqin, Berat Gllave, Vrrine dhe nuk ka paraqitur dokumentacion për shlyerjen e detyrimeve vendore. Ne deklarim nuk jepet data e fillimit te punimeve.
    b. Shoqeria Boshnjaku B SHPK nuk ploteson piken 2.2.4 te Kerkesave te Vecanta për Kualifikim lidhur me taksat vendore pasi, referuar puneve ne proces te deklaruara, kryen aktivitet ne Gjirokaster, Lushnje, Mallakaster dhe Durres dhe nuk ka paraqitur dokumentacion për shlyerjen e detyrimeve vendore.
    c. Shoqeria Boshnjaku B SHPK nuk ploteson piken 2.2.5 te Kerkesave te Vecanta për Kualifikim lidhur me taksat vendore pasi ne dokumentin perkates, administratori i shoqerise Boshnjaku B SHPK, ka deklaruar se: Shoqeria Caushi SHPK ka paguar taksat... . Nderkohe, nuk eshte paraqitur deklarate për shoqerine Boshnjaku B SHPK.
    d. Shoqeria Boshnjaku B SHPK nuk ploteson piken 2.3.7 te Kerkesave te Vecanta për Kualifikim lidhur me mjetet dhe paisjet, pasi nuk ka paraqitur dokumentacion për disponimin e nje impianti automatik betoni. Nderkohe kjo shoqeri ka marre persipër punimet për ndertimin e tombinove, për te cilat ky impiant eshte i domosdoshem.

    2. Bashkimi i perkohshem i shoqerive Nika SHPK (11,3%), Erniku SHPK (78,6%) dhe Rroku Guest SHPK (10,1%) për arsye se:
    a. Shoqeria Erniku SHPK nuk ploteson piken e Kerkesave te Vecanta për Kualifikim lidhur me shlyerjen e detyrimeve për energjine elektrike, pasi ka detyrime ne shumen 45.153,12 leke .
    b. Shoqeria Erniku SHPK nuk ploteson piken 2.3.1 te Kerkesave te Vecanta për Kualifikim lidhur me punimet e ngjashme pasi puna e paraqitur Rikonstruksion rruga Aeroport Bicaj Qafa e Kolosjanit Domje eshte realizuar ne vitet 2011 – 2013 dhe eshte jashte afatit tre vjecar te kerkuar.
    c. Shoqeria Erniku SHPK nuk ploteson piken 2.3.5 te Kerkesave te Vecanta për Kualifikim lidhur me mjekun e ndermarrjes pasi nuk ka paraqitur dokumentacion.
    d. Shoqeria Rroku Guest SHPK nuk ploteson piken 2.3.1 te Kerkesave te Vecanta për Kualifikim lidhur me punimet e ngjashme pasi për punen e deklaruar Sistemim asfaltim i rrugesQender Grude e re – Qender Golem nuk ka paraqitur faturat tatimore ne perputhje me kerkesen për kualifikim.
    e. Shoqeria Rroku Guest SHPK nuk ploteson piken 2.3.5 te Kerkesave te Vecanta për Kualifikim lidhur me mjekun e ndermarrjes pasi nuk ka paraqitur dokumentacion.

    3. Bashkimi i perkohshem i shoqerive Company Riviera 2008 SHPK (57,6%), dhe Ndrekaj SHPK (42,4%) për arsye se:
    a. Vlera totale e punimeve qe duhet te kryeje shoqeria Company Riviera 2008 SHPK nese shpallet fituese e kontrates qe shqyrtohet eshte 115.200.081 leke, nderkohe qe kjo shoqeri zoteron piken e licenses NP-4C e cila i lejon te kryeje ne te njejten kohe punime me vlere te pergjithshme jo me shume se 100.000.000 leke.

    4. Euroteorema Peqin SHPK për arsye se:
    a. Nuk ploteson piken 2.2.4 te Kerkesave te Vecanta për Kualifikim lidhur me taksat vendore pasi, referuar puneve ne proces te deklaruara, kryen aktivitet ne Milot – Lezhe - Rreshen nga viti 2011 e ne vazhdim dhe nuk ka paraqitur dokumentacion për shlyerjen e detyrimeve vendore.
    b. Nuk ploteson piken 2.3.3 për kualifikim lidhur me stafin e nevojshem pasi nuk ka paraqitur dokumentacion për nje inxhinier ndertimi me profilin transport, sic kerkohet ne dokumentet e tenderit. Inxhnierja e deklaruar eshte inxhiniere ndertimi.

    5. Bashkimi i perkohshem i shoqerive Albavia SHPK (74%), dhe Karl Gega Konstruksion SHPK (26%) për arsye se:
    a. Shoqeria Albavia SHPK nuk ploteson piken 2.3.3 për kualifikim lidhur me stafin e nevojshem pasi nuk ka paraqitur dokumentacion për nje inxhinier mjedisi, sic kerkohet ne dokumentet e tenderit. Ka paraqitur dokumentacion për nje specialist qe ka mbaruar studimet për kimi industriale dhe si i tille nuk mund te zoteroje kualifikimet e inxhinierit te mjedisit. Nuk ka paraqitur asnje dokumentacion se ka kualifikime specifike ne fushen e mjedisit.
    b. Shoqeria Karl Gega Konstruksion SHPK nuk ploteson piken 2.3.3 për kualifikim lidhur me stafin e nevojshem pasi nuk ka paraqitur dokumentacion për nje inxhinier mjedisi, sic kerkohet ne dokumentet e tenderit. Ka paraqitur dokumentacion për nje specialist qe ka mbaruar studimet për kimi industriale dhe si i tille nuk mund te zoteroje kualifikimet e inxhinierit te mjedisit. Nuk ka paraqitur asnje dokumentacion se ka kualifikime specifike ne fushen e mjedisit.
    c. Shoqeria Karl Gega Konstruksion SHPK nuk ploteson piken 2.3.5 për kualifikim lidhur me punesimin e mjekut, pasi nuk ka paraqitur dokumentacion për kete qellim. Shtojca 9 Deklarate për disponimin e makinerive nuk eshte plotesuar vecmas për secilen shoqeri. Nga dokumentacioni i paraqitur për mjetet rezulton se shoqeria Karl Gega Konstruksion SHPK nuk disponon asnje kamion për kryerjen e puneve qe ka marre persiper.

    6. Bashkimi i perkohshem i shoqerive Be - Is SHPK (51,5%), dhe 2T SHPK (48,5%) për arsye se: a. Shoqeria Be-Is SHPK nuk ploteson piken 2.2.4 te Kerkesave te Vecanta për Kualifikim lidhur me taksat vendore pasi, referuar puneve ne proces te deklaruara, kryen aktivitet ne Durres, Librazhd dhe Vlore nga viti 2016 e ne vazhdim dhe nuk ka paraqitur dokumentacion për shlyerjen e detyrimeve vendore.
    b. Shoqeria 2T SHPK nuk ploteson piken 2.2.4 te Kerkesave te Vecanta për Kualifikim lidhur me taksat vendore pasi, referuar puneve ne proces te deklaruara, kryen aktivitet ne ne Qukes ku qysh prej 07.03.2016 po punon ne objektin Ndertimi i rruges Qukes Qafe Plloce .
    c. Shoqeria 2T SHPK nuk ploteson piken 2.3.5 te Kerkesave te Vecanta për Kualifikim lidhur me punesimin e mjekut, pasi kontrata me mjekun eshte lidhur në datën 05.01.2017 dhe jo nga Nentori 2016 e ne vazhdim sic kerkohet ne kerkesen për kualifikim.

    7. Bashkimi i perkohshem i shoqerive SMO Union SHPK (51%), dhe Liqeni VII SHPK (49%) për arsye se:
    a. Shoqeria Liqeni VII SHPK nuk ploteson piken 2.2.3 te Kerkesave te Vecanta për Kualifikim lidhur me gjendjen ne banke, pasi ka gjithesej 11.654 euro afersisht 1.631.560 leke, nderkohe qe, bazuar ne perqindjen e punes qe ka marre persiper, duhet te kishte 9.800.006 leke.
    b. Shoqeria Liqeni VII SHPK nuk ploteson piken 2.3.1 për kualifikim lidhur me punet e ngjashme.

    8. Bashkimi i perkohshem i shoqerive Shpresa Al SHPK (49,08%), dhe Al Asfalt SHPK (50,92%) për arsye se:
    a. Shoqeria Shpresa Al SHPK nuk ploteson piken 2.3.1 për kualifikim lidhur me punet e ngjashme.

    9. Varaku E SHPK
    Nuk ka paraqitur oferte.
    Arsyeja e Anulimit
    Shenime
    Transaksione Thesari Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per CURRI SHPK viti 2012-2013
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per CURRI SHPK viti 2014
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per CURRI SHPK viti 2015-2018
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per CURRI SHPK viti 2019-2020

    Publikimi ne Buletin
    Njoftim per Shpallje Tenderi Nr.05 - Dt.06-02-2017
    Njoftim per Shpallje Fituesi Nr.19 - Dt.15-05-2017
    Njoftim per Lidhje Kontrate Nr.19 - Dt.15-05-2017

    Te drejtat e Perdorimit

    Persa kohe nuk percaktohet ndryshe, i gjithe informacioni i ofruar nga Open Procurement Albania ofrohet nen licencat: This material is Open Data