Open Procurement Albania

Nxitja e zhvillimit të qëndrueshëm nëpërmjet aplikimit të modeleve inovative për përmirësimin e shërbimeve utilitare publike

Nje shenim me RedFlag eshte nje fakt, ngjarje, ose grup i rrethanave ose informacione te tjera qe mund te tregojne nje shqetesim apo ekspozim dhe mbi rrezik potencial te pajtueshmerise ligjore per sjellje te paligjshme ose joetike te biznesit, vecanerisht ne lidhje me praktika korruptive dhe mosrespektimit te ligjeve anti-korrupsion.Vleresimi per keto kategori do te behet ne menyre automatike, me filtra analitik te paracaktuar

  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit. Kusht: fituesi nuk eshte operatori me oferten me te ulet
  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit. Kusht: fituesi nuk eshte operatori me oferten me te ulet

Qarkun
Kredia Nr
Burimi i Kredise/Financuar nga
Vlera e Kredise sipas Monedhes
Titulli i Projektit
Pershkrim i Projektit
Objekti i Tenderit Nxitja e zhvillimit të qëndrueshëm nëpërmjet aplikimit të modeleve inovative për përmirësimin e shërbimeve utilitare publike

Fondi Shqiptar i Zhvillimit nepermjet Buletinit Nr. 21 datë 6 Mars 2023 , ka njoftuar modifikimin e marrëveshjes kuadër/kontratës gjatë zbatimit.

Situata sipas parashikimeve të nenit 127 të LPP dhe argumentet përkatëse për ta përdorur atë: Neni 127 të LPP pika 1/c ku parashikohet; “Kontrata publike apo marrëveshja kuadër mund të modifikohet pa zhvilluar një procedurë të re prokurimi në rastet e mëposhtme: c) kur modifikimi është bërë i nevojshëm për shkak të rrethanave të paparashikueshme nga autoriteti kontraktor dhe që nuk ndryshojnë në thelb natyrën e kontratës publike apo të marrëveshjes kuadër”.
Përshkrimi i modifikimit të kontratës/Marrëveshjes Kuadër, përfshirë natyrën dhe sasinë ose vlerën e punimeve:
Për shkak se:
e. nevoja për t’u pajisur me panele fotovoltaike për vetëprodhim është rritur përtej fondit të marrëveshjes.
f. Me shkresë nr. 9/1 Prot. date 06.01.2023 të FSHZH-së është kërkuar miratimi i detajimit të buxhetit për infrastrukturën rajonale vendore në kuadër të programit operacional.
g. Me shkresë nr. 23774/61 Prot., datë 20.1.2023 të MFE është miratuar detajimi i buxhetit për shpenzimet kapitale për infrastrukturën rajonale vendore.
h. Për të bërë të mundur aplikimin me panele fotovoltaike për vetëprodhim, vlera aktuale e MK nuk i mbulon punimet shtesë. Modifikimi i vlerës nuk e ndryshonë në thelb natyrën e saj.
Bazuar në:
d) Nenin 127 të LPP pika 1/c ku parashikohet; “Kontrata publike apo marrëveshja kuadër mund të modifikohet pa zhvilluar një procedurë të re prokurimi në rastet e mëposhtme: c) kur modifikimi është bërë i nevojshëm për shkak të rrethanave të paparashikueshme nga autoriteti kontraktor dhe që nuk ndryshojnë në thelb natyrën e kontratës publike apo të marrëveshjes kuadër”.
e) Faktin që vlera monetare e modifikimit nuk e tejkalon 20% të vlerës dhe nuk e ndryshon në thelb natyrën e marrëveshjes kuadër.
f) Kërkesën dhe relacionin për amendim të Marrëveshjes Kuadër të miratuar nga Drejtoria e Menaxhimit të Programeve modifikohet vlera totale me vlerën shtesë 41,237,779 lekë pa TVSH.

Vlera totale e kontratës së nënshkruar/marrëveshjes kuadër: 206,188,896 lekë pa TVSH
Vlera e ndryshuar (nëse është rasti): 247,426,675 lekë pa TVSH

Kohëzgjatja e kontratës / Marrëveshjes Kuadër nuk ka ndryshuar dhe mbetet 24 muaj.
Data e nënshkrimit të modifikimit: 03.2.2023
Nr. Reference REF-43498-09-27-2022
Kodi CPV
Vlera / Fondi Limit 206,188,896
Lloji i Kontrates Publike Punë Publike (Marrëveshje Kuadër)
Lloji i Procedures Procedurë e Hapur
Statusi i Tenderit Njoftuar Fituesi
Data e Njoftimit te Tenderit 28-09-2022
Data e Fillimit te Afatit per Dorezim Oferte 28-09-2022
Data e Mbylljes se Afatit per Dorezim Oferte 13-10-2022
Sektori
Nr. i Operatoreve Konkurues 5
Operatore Konkurues 1.BOE “NDERTUESI 2014” sh.p.k & “PREKA” sh.p.k
2.BOE “START CO” sh.p.k & “2 T” sh.p.k
3. “SIRETA” sh.p.k
4.BOE “HTM” sh.p.k & “BE – IS” sh.p.k
5. “SHANSI INVEST” sh.p.k
Operator Ekonomik Kontraktues
  • HTM sh.p.k - BE – IS sh.p.k -
  • Oferta fituese Leke pa TVSH 163,742,370
    Data e shpalljes se fituesit 19-10-2022
    Data e lidhjes se kontrates
    Vlera e Kontrates me TVSH
    Kohezgjatja e Kontrates Kohezgjatja e kontrates/kontratave deri me 12 muaj. Kohëzgjatja e marreveshjes kuader 24 muaj.
    Ankesa Jane skualifikuar operatoret ekonomike te meposhtem:
    1.BOE “NDERTUESI 2014” sh.p.k & “PREKA” sh.p.k, per arsye:
    -nuk permbush Kriteret e Veçanta të Kualifikimit sipas pikës 2.3.2.
    -nuk plotëson Kriterin per kapacitetin teknik pika 2.3.1. te Kritereve te vecante ne DST per sa i perket "Përvojës së suksesshme ne realizimin e puneve te ngjashme”.

    2.BOE “START CO” sh.p.k & “2 T” sh.p.k, per arsye:
    - nuk ploteson Kriterin per kapacitetin teknik pika 2.3.1. te Kritereve te vecante ne DT per objektin “Nxitja e zhvillimit te qendrueshem nepermjet aplikimit te modeleve inovative per permiresimin e sherbimeve utilitare publike”, sa i perket "Përvojës së suksesshme ne realizimin e puneve te ngjashme”.
    -nuk ka paraqitur vlera per: a)Periudhën e garancisë së punimeve civile dhe pajisjeve, b) garancinë së punimeve, c) garancine e performancës për shëndetin/sigurinë/cilësinë në punë dhe impaktin në mjedis, te parashikuar ne Seksionin 4.4 Kriteret e përzgjedhjes së fituesit te DT duke paraqitur keshtu nje oferte e cila nuk eshte e plote ne terresine e saj .

    3.“SIRETA” sh.p.k, per arsye:
    -nuk permbush Kriteret e Veçanta të Kualifikimit sipas pikës 2.3.2 për objektin “Nxitja e zhvillimit te qendrueshem nepermjet aplikimit te modeleve inovative per permiresimin e sherbimeve utilitare publike” sa i perket "Përvojës së suksesshme ne realizimin e puneve te ngjashme”.
    -nuk ploteson Kriterin per kapacitetin teknik pika 2.3.1. te Kritereve te vecante ne DT per sa i perket "Përvojës së suksesshme ne realizimin e puneve te ngjashme” .Konkretisht, nuk ploteson piken 2.3.1/a te Kritereve te vecante ne DT per nje punim te ngjashem ne vleren e kerkuar per ato kontrata qe mund te konsiderohen te ngjashme duke mos patur nje kontrate te vetme te ngjashme ne vleren e 50% fondit limit apo ne vleren sa dy-fishi i fondit limit.
    Arsyeja e Anulimit
    Shenime
    Transaksione Thesari
    Publikimi ne Buletin Kontrata te lidhura ne baze te Marreveshjes KuaderREF-43498-09-27-2022
    Njoftim per Shpallje Tenderi
    Dokumente Standarde Tenderi (DST) Draft Kontrata
    Raport Teknik
    Preventiv
    Njoftim per Shpallje Fituesi
    Njoftim per Lidhje Kontrate
    Procesverbal"Për argumentimin dhe miratimin e specifikimeve teknike dhe kritereve për kualifikim"
    Formulari i njoftimit te operatoreve ekonomike te suksesshem ne Marreveshjen Kuader
    Njoftimi per modifikimin e marreveshjes kuader/kontrates gjate zbatimit

    Te drejtat e Perdorimit

    Persa kohe nuk percaktohet ndryshe, i gjithe informacioni i ofruar nga Open Procurement Albania ofrohet nen licencat: This material is Open Data