Open Procurement Albania

Sistemim – asfaltim i rrugës Sanxhak – superstradë, Bashkia Laç .

Nje shenim me RedFlag eshte nje fakt, ngjarje, ose grup i rrethanave ose informacione te tjera qe mund te tregojne nje shqetesim apo ekspozim dhe mbi rrezik potencial te pajtueshmerise ligjore per sjellje te paligjshme ose joetike te biznesit, vecanerisht ne lidhje me praktika korruptive dhe mosrespektimit te ligjeve anti-korrupsion.Vleresimi per keto kategori do te behet ne menyre automatike, me filtra analitik te paracaktuar

  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit. Kusht: fituesi nuk eshte operatori me oferten me te ulet
  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit. Kusht: fituesi nuk eshte operatori me oferten me te ulet

Qarkun Lezhë
Kredia Nr
Burimi i Kredise/Financuar nga
Vlera e Kredise sipas Monedhes
Titulli i Projektit
Pershkrim i Projektit
Objekti i Tenderit Sistemim – asfaltim i rrugës Sanxhak – superstradë, Bashkia Laç.
Burimi i Financimit: Buxheti i Shtetit.
Nr. Reference
Kodi CPV
Vlera / Fondi Limit 83,151,052
Lloji i Kontrates Publike Punë Publike
Lloji i Procedures Procedurë e Hapur
Statusi i Tenderit Lidhur Kontrata
Data e Njoftimit te Tenderit
Data e Fillimit te Afatit per Dorezim Oferte
Data e Mbylljes se Afatit per Dorezim Oferte 25-06-2015
Sektori Infrastrukturë Rrugë Ndërurbane
Nr. i Operatoreve Konkurues 13
Operatore Konkurues COMPANY RIVIERA 2008 SHPK & SIRETA 2F SHPK
KTHELLA SHPK & NDREGJONI SHPK
ERAL KONSTRUKSION SHPK & A&E & HR99
BE IS SHPK & B93 SHPK
SHPRESA SHPK & AGRI KONSTRUKSION SHPK
BAJRAMI N
GJOKA KONSTRUKSION SHPK
EVEREST SHPK
PEVLAKU SHPK
ULZA NDERTIM SHPK
DENIS 05 SHPK
GENER 2 SHPK
SHKELQIMI 07 SHPK
Operator Ekonomik Kontraktues
  • PE - VLA - KU -
  • VUTHAJ SHPK -
  • Oferta fituese Leke pa TVSH 78,231,235
    Data e shpalljes se fituesit 10-08-2015
    Data e lidhjes se kontrates 31-08-2015
    Vlera e Kontrates me TVSH 93,877,482
    Kohezgjatja e Kontrates 4 muaj
    Ankesa Ka pasur ankesa.
    Në datën 27.07.2015 ka paraqitur ankim shoqëria Shpresa SHPK. Ankimit i është kthyer përgjigje në datën 28.07.2015, ndërsa ne datën 29.07.2015 u be rivlerësimi në sistem.
    Nuk ka pasur ankim në KPP.

    Janë skualifikuar:

    1) Bashkimi i përkohshëm i shoqërive Company Riviera 2008 SHPK (49%) dhe Sireta 2F ) SHPK (51%)
    a. Shoqëria Company Riviera 2008 SHPK nuk plotëson kërkesën për gjendjen ne banke. Kjo kompani ka paraqitur një vërtetim se disponon gjendje ne banke ne masën 2.500.000 leke, ndërkohe qe sipas përqindjes se punëve qe ka marre përsipër i takon te ketë 4.074.401 leke.
    b. Shoqëria Company Riviera 2008 SHPK nuk plotëson kërkesën për disponimin e mjeteve dhe te stafit, pasi disa nga mjetet janë të deklaruara edhe ne objektin Sistemim asfaltim i rrugës së fshatit Mal- Bardhë deri te kisha e Shën Mëhillit , sipas kontratës se lidhur me Fondin Shqiptar te Zhvillimit. Ky fakt përbën një deklarim të rremë me qëllim kualifikimi.
    c. Shoqëria Sireta 2F SHPK me mjetet që ka deklaruar se disponon nuk mund të kryejë punimet që ka marrë përsipër. Nga marrëveshja e bashkëpunimit rezulton se kjo kompani ka marrë përsipër të kryejë punime gërmimi, mbushje, betoni, shtresa etj ndërkohë që nuk ka paraqitur dokumentacion për disponimin e një autoboti, frantoje, autobitumatrice, rul me goma etj.

    2) Bashkimi i përkohshëm i shoqërive Kthella SHPK (73.013%) dhe Ndregjoni SHPK (26.987%)
    a. Shoqëria Ndregjoni SHPK nuk plotëson kërkesën për disponimin e mjeteve. Nga marrëveshja e bashkëpunimit rezulton se kjo shoqëri ka marrë përsipër të kryejë punimet për zërin Shtrese asfalto betoni 4 cm + spërkatje me emulsion , ndërkohë që nga deklarata për disponimin e makinerive rezulton se nuk disponon makineri asfaltoshtruese dhe rul me goma për ngjeshjen e asfaltit.

    3) Bashkimi i përkohshëm i shoqërive Eral Konstruksion SHPK (85%), A&E SHPK (14%) dhe HR 99 SHPK (1%)
    a. Shoqëria Eral Konstruksion SHPK nuk plotëson kërkesën për numrin e nevojshëm të punonjësve.
    b. Shoqëria Eral Konstruksion SHPK nuk plotëson kërkesën për realizimin e punëve të ngjashme
    c. Shoqëria A&E SHPK nuk plotëson kërkesën për realizimin e punëve të ngjashme
    d. Shoqëria HR 99 SHPK nuk plotëson kushtin për shlyerjen e të gjitha detyrimeve të maturuara të energjisë elektrike të kontratave të energjisë që ka operatori ekonomik që është i regjistruar në Shqipëri, nuk ka asnjë dokument që të provojë se shoqëria nuk ka detyrime ndaj OSHEE.
    e. Shoqëria HR 99 SHPK nuk plotëson kushtin për realizimin e punëve të ngjashme pasi për punën e deklaruar nuk ka paraqitur formularin e vlerësimit.
    f. Shoqëria HR 99 SHPK nuk plotëson kushtin për stafin e kërkuar.

    4) Bashkimi i përkohshëm i shoqërive Be - Is SHPK (60%) dhe B - 93 SHPK (40%)
    a. Shoqëria B - 93 SHPK nuk plotëson kushtin për stafin e kërkuar. Nga marrëveshja e bashkëpunimit rezulton se kompania Be-Is SHPK ka marrë përsipër të kryejë punimet e shtresave rrugore (zërat 1,4,5 dhe 6) ndërsa B - 93 SHPK ka marrë përsipër të kryejë të gjitha punimet e gërmimit, mbushjeve dhe themeleve dhe nuk ka në stafin e saj inxhinier gjeolog.
    b. Shoqëria B - 93 SHPK nuk plotëson kushtin për disponimin e makinerive. Nga marrëveshja e bashkëpunimit rezulton se kompania Be-Is SHPK ka marrë përsipër të kryejë punimet e shtresave rrugore (zërat 1,4,5 dhe 6) ndërsa B 93 SHPK ka marrë përsipër të kryejë të gjitha punimet e gërmimit, mbushjeve dhe themeleve ndërkohë që ka deklaruar se disponon vetëm një makineri greider nga dy që duhet të kishte.
    c. Shoqëria Be – Is SHPK nuk plotëson kushtin për disponimin e makinerive. Nga marrëveshja e bashkëpunimit rezulton se kompania Be - Is SHPK ka marrë përsipër të kryejë punimet e shtresave rrugore (zërat 1,4,5 dhe 6) dhe në këtë mënyre duhet të dispononte të gjithë mjetet e nevojshëm për shtresat rrugore. Faktikisht disponon vetëm një asfalto-shtruese nga dy qe kërkohet në kërkesat për kualifikim.

    5) Bashkimi i përkohshëm i shoqërive Shpresa SHPK (35%) dhe Agri Construksion SHPK (65%)
    a. Bashkimi i shoqërive nuk është bërë në përputhje me nenin 74, pika 2, te VKM nr. 914, datë 29.12.2014 ku nder te tjera citohet: Para dorëzimit të ofertës, bashkimi duhet të krijohet zyrtarisht me një marrëveshje të noterizuar, ku të përcaktohen përfaqësuesi i grupit, përqindja e pjesëmarrje së punës/shërbimit/furnizimit dhe elementet konkrete, që do të kryejë secili nga anëtarët e këtij bashkimi . Ne marrëveshjen e lidhur para noterit është përcaktuar vetëm përqindja e pjesëmarrjes për secilën shoqëri dhe nuk janë përcaktuar elementet konkrete të punës që do të kryejë secili nga anëtaret e bashkimit. Ndarja e punëve është e panoterizuar.
    b. Shoqëria Shpresa SHPK nuk plotëson kërkesën për realizimin e punëve të ngjashme.
    c. Shoqëria Agri Construksion SHPK nuk plotëson kushtin për pagesën e të gjitha detyrimet e taksave dhe tarifave vendore, pasi nuk ka paraqitur vërtetim lëshuar nga Administrata e Qeverisjes Vendor për komunën Yzberisht ne te cilën operatori ekonomik ushtron aktivitet.

    6) Shoqëria Bajrami N SHPK :
    a. Nuk plotëson kërkesën për disponimin e mjeteve pasi pjesa me e madhe e mjeteve te deklaruara në ketë objekt janë të angazhuara në kontratën me objekt: Ndërtim i shëtitores, kuz, tek liqeni i Farkës, komuna Farkë , prokuruar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Po ashtu edhe stafi teknik është i angazhuar në Farkë, sipas deklaratës përkatëse.
    b. Nuk plotëson kërkesën për disponimin e stafit pasi stafi i deklaruar ne ketë objekt është i angazhuara në kontratën me objekt: Ndërtim i shëtitores, kuz, tek liqeni i Farkës, komuna Farkë, prokuruar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

    7) Shoqëria Gjoka Konstruksion SHPK :
    a. Nuk plotëson kushtin për pagesën e të gjitha detyrimet e taksave dhe tarifave vendore, pasi nuk ka paraqitur vërtetim lëshuar nga Administrata e Qeverisjes Vendore për komunat Dajt dhe Xibër në të cilat operatori ekonomik ushtron aktivitet.
    b. Nuk plotëson kërkesën për disponimin e stafit pasi nuk ka inxhinier gjeolog ne stafin e vet. Dokumentacioni i paraqitur për ing. Gjeolog është i pavlefshëm, pasi kontrata me inxhinierin ka përfunduar qe ne datën 28 Shkurt 2015.

    8) Shoqëria Everest SHPK :
    a. Nuk plotëson kushtin për pagesën e të gjitha detyrimet e taksave dhe tarifave vendore, pasi nuk ka paraqitur vërtetim lëshuar nga Administrata e Qeverisjes Vendore për komunën Kashar në të cilat operatori ekonomik ushtron aktivitet.
    b. Nuk plotëson kërkesën për gjendjen në bankë, pasi nuk ka paraqitur vërtetimin përkatës.
    9) Bashkimi i përkohshëm i shoqërive Ulza Ndërtim SHPK (76%) dhe Almo Konstruksion SHPK (24%)
    a. Shoqëria Ulza Ndërtim SHPK nuk ka paraqitur deklaratën mbi gjendjen gjyqësore sipas shtojcës 11, deklaratën mbi përmbushjen e Specifikimeve teknike, sipas Shtojcës 5, deklaratë mbi Konfliktin e Interesit sipas Shtojcës 7 dhe deklaratën mbi disponueshmërinë e mjeteve sipas Shtojcës 9 te DST.
    10 ) Bashkimi i përkohshëm i shoqërive Denis 05 SHPK (65%) dhe Arifaj SHPK (35%)
    a. Shoqëria Arifaj SHPK nuk plotëson kushtin për pagesën e të gjitha detyrimet e taksave dhe tarifave vendore, pasi nuk ka paraqitur vërtetim lëshuar nga Administrata e Qeverisjes Vendore për Kavajën dhe komunën Xhafzotaj ne te cilat operatori ekonomik ushtron aktivitet.

    11) Shoqëria Gener 2 SHPK :
    Nuk plotëson kushtin për shlyerjen e të gjitha detyrimeve të maturuara të energjisë elektrike të kontratave të energjisë që ka operatori ekonomik që është i regjistruar në Shqipëri.

    12) Shoqëria Shkëlqimi 07 SHPK :
    Nuk ka paraqitur ofertë.
    Arsyeja e Anulimit
    Shenime
    Transaksione Thesari Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per PE - VLA - KU viti 2012-2013
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per PE - VLA - KU viti 2014
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per PE - VLA - KU viti 2015-2018
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per PE - VLA - KU viti 2019-2020

    Publikimi ne Buletin
    Njoftim per Shpallje Tenderi Nr.22 - Dt.08-06-2015
    Njoftim per Shpallje Fituesi Nr.32 - Dt.17-08-2015
    Njoftim per Lidhje Kontrate Nr.36 - Dt.14-09-2015
    Vendim i Komitetit për Zhvillimin e Rajoneve nr. 9, datë 10.3.2016

    Te drejtat e Perdorimit

    Persa kohe nuk percaktohet ndryshe, i gjithe informacioni i ofruar nga Open Procurement Albania ofrohet nen licencat: This material is Open Data