Open Procurement Albania

Kontrata nr.1 ne baze te Marreveshjes kuader : “Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit

Nje shenim me RedFlag eshte nje fakt, ngjarje, ose grup i rrethanave ose informacione te tjera qe mund te tregojne nje shqetesim apo ekspozim dhe mbi rrezik potencial te pajtueshmerise ligjore per sjellje te paligjshme ose joetike te biznesit, vecanerisht ne lidhje me praktika korruptive dhe mosrespektimit te ligjeve anti-korrupsion.Vleresimi per keto kategori do te behet ne menyre automatike, me filtra analitik te paracaktuar

  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit
  • Autoriteti Prokurues ka skualifikuar te gjithe operatoret pjesemarres ne gare me oferte me te ulet se oferta fituese

Autoritet Prokurues Agjencia Shtetërore e Prokurimeve të Përqëndruara
Institucion Kontraktues Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit
Objekti i Tenderit Kjo kontratë (Kontrata nr.1) me palë Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ( Autoritet Prokurues) dhe me Bashkimin e operatoreve ekonomik D&E SHPK dhe SUMMER CONF. s.r.l dhe LOVERS s.r.l dhe YAKUPOGLU TEKSTIL VE DERI SAN. TIC. AS A. VEDAT YAKUPOGLU, me Objekt:“Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit” e lidhur në datë 10-09-2020 , është bërë në bazë të Marrëveshjes Kuadër të datës 26-07-2019 me nr. REF: 31606-07-25-2019.
Nr. Reference REF-31606-07-25-2019 (Kontrata nr.1)
Vlera / Fondi Limit
Lloji i Kontrates Publike Kontratë në bazë të një Marrëveshje Kuadër
Lloji i Procedures Kontratë në bazë të një Marrëveshje Kuadër
Statusi i Tenderit Lidhur Kontrata
Data e Njoftimit te Tenderit 26-07-2019
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve 10-04-2020
Data e mbajtjes se tenderit 10-04-2020
Nr. i Operatoreve Konkurues 3
Operatore Konkurues 1. Genç Taahhut Giyim Tekstil Insaat San. Ve Tic. Ltd. Sti. ( Shumatorja e çmimeve për njësi e ofruar: 133,480 Lekë);

2. Kapko doo dhe Odjeca doo dhe Galko doo dhe Jelen professional doo dhe Galeb d.d dhe OpenTech consulting & Services SHPK ( Shumatorja e çmimeve për njësi e ofruar: 446,667 Lekë);

3. D&E SHPK dhe SUMMER CONF. s.r.l dhe LOVERS s.r.l dhe YAKUPOGLU TEKSTIL VE DERI SAN. TIC. AS A. VEDAT YAKUPOGLU. ( Shumatorja e çmimeve për njësi e ofruar: 319.966 Lekë).

Operator Ekonomik Kontraktues
  • “D&E”,sh.p.k -“SUMMER CONF. S.r.l” -“LOVERS s.r.l” -“YAKUPOGLU TEKSIL VE DERI SAN.TIC.AS A VEDAT YAKUPOGLU”
  • Oferta fituese Leke pa TVSH
    Data e shpalljes se fituesit 14-07-2020
    Vlera e kontraktuar Leke me TVSH 1 727 504 772,00
    Data e lidhjes se kontrates 10-09-2020
    Kohezgjatja e kontrates Brenda datës 1 Prill për artikujt e uniformës verore dhe brenda datës 1 Shtator për artikujt e uniformës dimërore. Përjashtimisht, afati kohor për ekzekutimin e kontratës së parë që do të nënshkruhet brenda Marrëveshjes Kuadër, do të jetë jo më pak se 60 ditë nga lidhja e kontratës së parë.
    Shtese kontrate (Leke me TVSH
    Ankesa Ka pasur ankesa.
    Ka marre pergjigje me vendim te Komisionit të Prokurimit Publik nr. 790/2019, datë 19.12.2019. dhe me vendim te KSHA-së me nr.1174/2 date 29.06.2020.

    Janë skualifikuar operatorët ekonomikë të mëposhëm:

    1. “GENC TAAHHUT GIYIM TEKSTIL”:

    • Nuk plotëson kriterin e përcaktuar në pikën 11 të ofertës teknike, pasi dokumentat e paraqitur për çertifikata konformiteti EN ISO për çdo model këpuce (aty ku kërkohet), nuk janë lëshuar nga një organ i vlerësimit të konformitetit, i akredituar nga organizmi kombëtar i akreditimit ose organizma ndërkombëtarë akreditues, të njohur nga Republika e Shqipërisë.
    • Nuk plotëson kriterin e përcaktuar në gërmën ”b” të pikës 12 të ofertës teknike, pasi ofertuesi nuk ka paraqitur Fletë analiza/Raporte testimi nga laboratorë të pavarur nga prodhuesi i lëndës së parë dhe produktit të gatshëm, për disa artikuj tekstili dhe lëkure.
    • Nuk plotëson kriterin e përcaktuar në gërmën “c” të pikës 12 të ofertës teknike, pasi ofertuesi nuk ka paraqitur deklaratë nga prodhuesi i aksesorëve për përbërjen e materialeve të përdorura dhe cilësinë e tyre, sipas Specifikimeve Teknike.


    2. Bashkimi i Operatorëve Ekonomik “Kapko doo” dhe “Odjeca doo” dhe “Galko doo” dhe “Jelen professional doo” dhe “Galeb d.d” dhe “OpenTech consulting & Services” SHPK:

    • Nuk plotëson kriterin e përcaktuar në pikën 13 të ofertës teknike, pasi ditën e hapjes së procedurës nuk arriti të paraqesë mostrat / kampionet të disa prej artikujve që kërkohen të prokurohen.
    • Nuk plotëson kriterin e përcaktuar në pikën 12 të ofertës teknike, pasi nuk ka dorëzuar skeda teknike, raport testimi / fletë analiza për të gjithë artikujt e përfshirë në Aneksin 1 - Kostume dhe Aneksin 2 - Këmisha. Mosdorëzimi i dokumentacionit të kërkuar në këtë kriter, përbën kusht për skualifikim.
    Arsyeja e Anulimit
    Shenime
    Transaksione Thesari
  • Buletini i Prokurimeve Publike
    Lidhja e Kontrates

    MBESHTETES

    Ketu mund te keni REKLAMEN tuaj

    Kontakto ne [email protected]

    Te drejtat e Perdorimit

    Persa kohe nuk percaktohet ndryshe, i gjithe informacioni i ofruar nga Open Procurement Albania ofrohet nen licencat: This material is Open Data