Open Procurement Albania

“Riparim, mirëmbajtje sistemi të ngrohje-ftohjeve për Kryeministrinë”

Nje shenim me RedFlag eshte nje fakt, ngjarje, ose grup i rrethanave ose informacione te tjera qe mund te tregojne nje shqetesim apo ekspozim dhe mbi rrezik potencial te pajtueshmerise ligjore per sjellje te paligjshme ose joetike te biznesit, vecanerisht ne lidhje me praktika korruptive dhe mosrespektimit te ligjeve anti-korrupsion.Vleresimi per keto kategori do te behet ne menyre automatike, me filtra analitik te paracaktuar

  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit
  • Autoriteti Prokurues ka skualifikuar te gjithe operatoret pjesemarres ne gare me oferte me te ulet se oferta fituese

Autoritet Prokurues Agjencia Shtetërore e Prokurimeve të Përqëndruara
Institucion Kontraktues Kryeministria
Objekti i Tenderit “Riparim, mirëmbajtje sistemi të ngrohje-ftohjeve për Kryeministrinë”
Nr. Reference REF-91921-03-30-2021
Vlera / Fondi Limit 27 343 934,00
Lloji i Kontrates Publike Shërbime Publike (Marrëveshje Kuadër)
Lloji i Procedures Procedurë e Hapur
Statusi i Tenderit Njoftuar Fituesi
Data e Njoftimit te Tenderit 31-03-2021
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve 23-04-2021
Data e mbajtjes se tenderit 23-04-2021
Nr. i Operatoreve Konkurues 3
Operatore Konkurues 1) “ECS ECO CLIMATE SOLUTION” & “EDMELI” SHPK
2) “GSM KLIMARE” SHPK & “ADMIR” SHPK
3) “SUPERIOR GROUP KLIMA” SHPK & “LEON KONSTRUKSION” SHPK
Operator Ekonomik Kontraktues
  • Ecs Eco CliMate Solution - EDMELI
  • Oferta fituese Leke pa TVSH 25 701 320,00
    Data e shpalljes se fituesit 19-05-2021
    Vlera e kontraktuar Leke me TVSH
    Data e lidhjes se kontrates
    Kohezgjatja e kontrates 24 Muaj
    Shtese kontrate (Leke me TVSH
    Ankesa Nuk ka pasur ankesa.
    Janë skualifikuar operatorët ekonomik të mëposhtëm:

    1. “GSM KLIMARE” SHPK & “ADMIR” SHPK
    • nuk plotëson kriterin e përcaktuar në pikën 1 të seksionit 2.1 “Per kapacitetin ligjor/profesional” të Kritereve të Vecanta të Kualifikimit, pasi anëtari i BOE “ARDMIR” shpk, i cili sipas Marrëveshjes së Bashkëpunimit, merr përsipër të kryejë 49% të cdo zëri të punimeve, nuk rezulton të jetë i pajisur me liçensë profesionale që lidhet me realizimin e shërbimeve objekt prokurimi, të lëshuara nga autoritetet kompetente shtetërore, për kategoritë: NS12-A Impiante teknologjik, termike dhe të kondicionimit dhe NS-3A Impiante ngritëse dhe transportuese (ashensorë, shkallë lëvizëse, transportues), ndërsa anëtari i BOE “GSM Klimaire” shpk, i cili sipas Marrëveshjes së Bashkëpunimit, merr përsipër të kryejë 51% të cdo zëri të punimeve, nuk rezulton të jetë i pajisur me liçensë profesionale që lidhet me realizimin e shërbimeve objekt prokurimit, të lëshuara nga autoritetet kompetente shtetërore, për kategorinë NS-14 A Impiante te brendshme elektrike.
    • nuk plotëson kriteret e përcaktuara në pikat 2, 3 dhe 4 të seksionit 2.1 “Per kapacitetin ligjor/profesional” të Kritereve të Vecanta të Kualifikimit, pasi anëtari i BOE “ARDMIR” shpk, i cili sipas Marrëveshjes së Bashkëpunimit, merr përsipër të kryejë 49% të cdo zëri të punimeve, rezulton të jetë i pajisur me Certifikatat ISO 9001, OHSAS 18001 ose ISO 45001 dhe ISO 14001 ose ekuivalente të tyre, të cilat nuk janë sipas fushës së objektit që prokurohet.
    • nuk plotëson kriterin e përcaktuar në pikën 3 të seksionit 2.3 “Per kapacitetin teknik” të Kritereve të Vecanta të Kualifikimit, pasi inxhinieri hidroteknik A.K., për të cilin anëtari i BOE “ARDMIR” shpk ka paraqitur kontratë pune dhe diplomën përkatëse, nuk rezulton të jetë i përfshirë në licëncën profesionale të shoqërisë “ARDMIR” sh.p.k..
    • nuk plotëson kriterin e përcaktuar në pikën 6 të seksionit 2.3 “Per kapacitetin teknik” të Kritereve të Vecanta të Kualifikimit, pasi ofertuesi nuk ka paraqitur Autorizim prodhuesi për pjesë këmbimi të impianteve VRV IV ose ekuivalent, në gjuhën shqipe. Sipas pikës 4.6 të Seksionit 4 “Procedura” të Njoftimit të Kontratës të DST, është përcaktuar se gjuha për hartimin e ofertave është gjuha shqip. Ofertuesi ka paraqitur dokumentin e emërtuar në SPE “Autorizim”, në përmbajtje të të cilit rezulton nje dokument në gjuhën angleze, i papërkthyer në gjuhën shqipe sipas formës së kërkuar nga ligji.
    2. “SUPERIOR GROUP KLIMA” SHPK & “LEON KONSTRUKSION” SHPK
    • nuk plotëson kriterin e përcaktuar në gërmën dh), pika 1 të Kritereve të Veçanta të Kualifikimit, pasi anëtari i BOE “Superior Group Klima” shpk nuk arriti të provojë se ka shlyer të gjitha detyrimet e maturuara të energjisë elektrike të kontratave të energjisë që ka operatori ekonomik. Referuar Vërtetimit të Debisë datë 07.01.2021 të paraqitur në SPE nga anëtari i BOE “Superior Group Klima” shpk, rezulton se ky i fundit nuk ka shlyer detyrimet e energjisë elektrike për muajt Dhjetor 2020, Janar 2021 dhe Shkurt 2021.
    • nuk plotëson kriteret e përcaktuara në pikat 2, 3 dhe 4 të seksionit 2.1 “Per kapacitetin ligjor/profesional” të Kritereve të Vecanta të Kualifikimit, pasi anëtari i BOE “Leon Konstruksion” shpk, i cili sipas Marrëveshjes së Bashkëpunimit merr përsipër të kryejë zërat e punimeve (Pastrim i baterive të kondesimit, modulet e jashtme VRV dhe Kontroll dhe pastrim i vasketës së kondesimit), rezulton të jetë i pajisur me Certifikatat ISO 9001, OHSAS 18001 ose ISO 45001 dhe ISO 14001 ose ekuivalente të tyre, të cilat nuk janë sipas fushës së objektit që merr përsipër të realizojë.
    • nuk plotëson kriterin e përcaktuar në pikën 2 gërma a) të seksionit 2.3 “Per kapacitetin teknik” të Kritereve të Vecanta të Kualifikimit, pasi anëtari i BOE “Leon Konstruksion” shpk, nuk ka paraqitur Listëpagesat e deklaruara të punonjësve, sipas formatit E-Sig 025/a, për muajin Mars 2021, të konfirmuara nga administrata tatimore.
    • nuk plotëson kriterin e përcaktuar në pikën 2 gërma b) të seksionit 2.3 “Per kapacitetin teknik” të Kritereve të Vecanta të Kualifikimit, pasi anëtarët e BOE kanë paraqitur Vërtetim për kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore, të lëshuar nga administrata tatimore, por pa përfshirë të dhënat për muajin Mars 2021.
    • nuk plotëson kriterin e përcaktuar në pikën 5 /1 dhe 5/2 të seksionit 2.3 “Per kapacitetin teknik” të Kritereve të Vecanta të Kualifikimit, pasi nuk ka paraqitur dokumentacion për automjete transporti dhe makineri ngritëse, sic kërkohet në DST.
    • nuk plotëson kriterin e përcaktuar në pikën 6 të seksionit 2.3 “Per kapacitetin teknik” të Kritereve të Vecanta të Kualifikimit, pasi ofertuesi nuk ka paraqitur Autorizim prodhuesi për pjesë këmbimi të impianteve VRV IV ose ekuivalent.
    Arsyeja e Anulimit
    Shenime
    Transaksione Thesari
  • Buletini i Prokurimeve Publike Kontrata te lidhura ne baze te Marreveshjes Kuader Agjencia Shtetërore e Prokurimeve të Përqëndruara REF-91921-03-30-2021
    Njoftimi i Tenderit
    Dokumentat Standarde te Tenderit
    Shpallja e Fituesit

    MBESHTETES

    Ketu mund te keni REKLAMEN tuaj

    Kontakto ne [email protected]

    Te drejtat e Perdorimit

    Persa kohe nuk percaktohet ndryshe, i gjithe informacioni i ofruar nga Open Procurement Albania ofrohet nen licencat: This material is Open Data