Open Procurement Albania

Dhenie me Koncesion/PPP per projektimin, ndertimin, operimin, mirembajtjen dhe transferimin e nje Porti Turistik ne Qytetin e Vlores (Marina Vlore)

Autoritet Prokurues Ministria e Infrastruktures dhe Energjise
Objekti i Kontrates “Dhënia me koncesion/partneritet publik privat për projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e një porti turistik në qytetin e Vlorës (Marina Vlorë)”.

- Forma e kontratës: B.O.T (Ndërtim – Operim – Transferim).
- Burimi i financimit: Investim privat
- Numri i referencës: REF-83630-01-05-2021
_________________________

- Vlera e investimit e projektit nuk duhet te përllogaritet nga ofertuesit me e vogel se 22,725,571 Euro pa TVSH ( Shtojca 9 e DPK).
_________________________
Projekt koncesionar/PPP “Për Ndërtimin, Operimin dhe Transferimin e një Porti Turistik në Qytetin e Vlorës” është propozimi i pakerkuar i miratuar nga Autoriteti Kontraktues.
Referuar nenit 25 te Ligjit nr.125/2013 “Per koncesionet dhe Partneritetin publik Privat” te ndryshuar, dhe nenit 15 te VKM nr. 575 datë 10.7.2013 "Për miratimin e rregullave për vlerësimin dhe dhënien me koncesion/partneritet publik privat”, i ndryshuar,, Shuma e kompensimit eshte shuma që do t’i paguhet nga ofertuesi fitues, propozuesit për përgatitjen e studimit të fizibilitetit vetëm nëse propozuesi ka marre pjese ne gare por nuk eshte shpallur fitues. Shuma e kompensimit per shpenzimet e kryera nga propozuesi per përgatitjen e studimit te fizibilitetit do te jete sipas faturave qe vërtetojnë kryerjen e shpenzimeve, vlere e cila nuk mund te jete me e larte se 1% e vlerës se investimit _________________________

Pozicioni gjeografik
- Vendndodhja e parashikuar e objektit është në qender te qytetit të Vlorës dhe konkretisht në portin aktual të këtij qyteti i cili eshte nen administrimin e Ministrisë se Infrastrukturës dhe Energjisë.
- Qyteti i Vlorës ndodhet në bregdetin jugor të Shqipërisë, afërsisht 150 km në veri të kufirit tokësor me shtetin e Greqisë dhe konkretisht 157 km larg nga pika kufitare më e madhe me Greqine që është Kakavia rreth 140 km (75 Nm) në vijë detare, me Portin e Korfuzit dhe vetëm 90 km (50 Nm) nga rajoni i Puglias në Itali. Kufiri tokësor me Malin e Zi është afërsisht 234 km në veri të Vlorës, dhe hyrja në Gjirin e Kotorrit (gjithashtu formon kufirin tokësor midis Malit të Zi dhe Kroacisë) është rreth 130 Nm nga Vlora në vijë detare.
- Qyteti i Vlorës është afërsisht 250 km larg nga pika doganore e Morinës si edhe vetëm 170 km larg nga pika doganore me Republikën e Maqedonisë së Veriut
_________________________

Kërkesat teknike të Projektit

- Marina Vlorë duhet të sigurojë një vend-ankorim të mbrojtur, të sigurt, funksional gjatë gjithë vitit për flotat moderne të jahteve.
- Marina duhet të jetë e aksesueshme gjatë gjithë stinëve dhe duhet të sigurojë një kanal hyrjeje të sigurt dhe të lundrueshëm përveç basenit të mbrojtur.
- Marina duhet të akomodojë minimalisht 400 anije. Ankorimet e llojeve të ndryshme tē anijeve duhet të reflektojnë flotën tipike moderne që pritet të lundrojë në detet Jon dhe Adriatik, duke u mbrojtur gjithashtu kundër ndryshimeve të mundshme në tregje dhe karakteristika të anijeve.
-Marina duhet të vendosë në dispozicion dhe të mirëmbajë infrastrukturë akomoduese dhe përpunuese për anijet turistike ekzistuese që operojnë aktualisht në Port dhe të konsiderojë rritjen / rënien e mundshme në këtë treg.
-Duhet të sigurohet një vend për furnizimin me karburant të mjeteve lundruese, i cili të ketë pajisje ekologjike dhe të sigurt gjatë ofrimit të shërbimit.
Marina duhet të projektohet duke patur parasysh zhvillimin e qëndrueshëm dhe të synojë arritjen e akreditimeve përkatëse të eko-marinës të promovuara nga industria.
-Marina duhet të projektohet në përputhje me Standardet Evropiane përkatëse dhe me kodet dhe udhëzimet përkatëse të zbatueshme në dizajnin e industrisë, ku të gjitha këto të jenë të referuara qartë.
( Shtojca 13 e DPK)
_________________________

Njoftimi i fituesit eshte bere ne Buletinin Nr. 45 datë 29 Mars 2021.
Njoftimi i Klasifikimit është bërë më datë 11.03.2021.
Afati i negocimit të Kontratës do të jetë 60 ditë nga marrja e njoftimit të fituesit.
Lloji i Procedures Procedurë e Hapur
Statusi i koncesionit Njoftuar Fituesi
Kompania Koncesionare
  • Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve 26-02-2021
    Data e mbajtjes se koncesionit 26-02-2021
    Nr. i Operatoreve Konkurues 3
    Operatore Konkurues 1. “Albavia” sh.p.k me vlerë investimi prej 1’876’427’700 lekë pa TVSH.
    2. “Gjikuria” sh.p.k me vlerë investimi prej 22’725’572 Euro pa TVSH.
    3. Bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive Shoqeria Koncesionare Marina Vlore & “Marina Projects” ltd & “Brunes” sh.p.k.& “Ndregjoni” sh.p.k me vlerë investimi prej 22’842’417 Euro pa TVSH.
    Operator Ekonomik Kontraktues
  • M12027029I-04182366-K37125203H-K31329048I
  • Shoqeria Koncesionare Marina Vlore & “Marina Projects” ltd & “Brunes” sh.p.k.& “Ndregjoni” sh.p.k
  • Kosto koncesionare
    Kohezgjatja e koncesionit(vjet) 35 vjet
    Data e shpalljes se koncesionit 06-01-2021
    Oferta fituese Leke pa TVSH 22 842 417 Euro pa TVSH.
    Data e shpalljes se fituesit 29-03-2021
    Vlera e kontraktuar Leke me TVSH
    Data e lidhjes se kontrates
    Kohezgjatja e kontrates 35 vjet
    Ankesa Nuk ka pasur ankesa.
    Jane skualifikuar ofertuesit e mëposhtëm:

    1. Shoqëria “Albavia” sh.p.k është skualifikuar sepse:
    • nuk ka paraqitur Sigurimin e Ofertës sipas shtojcës nr. 3 të DPK, sipas kërkesës së germës a) pika 1 të pikës 2 “Kriteret e veçanta të kualifikimit” të shtojcës nr. 9 të DPK. Gjithashtu, nuk është dorëzuar i gjithë dokumentacioni i kërkuar në shtojcën nr. 9 të Dokumenteve të Koncesionit/PPP.

    2. Shoqëria “Gjikuria” sh.p.k është skualifikuar sepse:
    • nuk ka paraqitur Raportin e auditimit financiar të vitit ushtrimor 2018, (përfshirë opinionin e auditorit), të certifikuara nga një subjekt i jashtëm i licencuar auditi;
    • nuk ka plotësuar kriterin financiar nr. 2 “Kapitali i Vet (totali i aktivit minus totalin e detyrimeve) i vitit të fundit ushtrimor (2019) të jetë të paktën sa 40% (dyzet përqind) e vlerës së investimit të përgjithshëm (pa TVSH) të propozuar nga ofertuesi”;
    • nuk ka paraqitur Dokumente të lëshuara nga institucione financiare të besueshme, këto sipas kërkesës së nënpikës 1.2. “Kapaciteti ekonomik dhe financiar” të pikës 2 “Kriteret e veçanta të kualifikimit” të shtojcës nr. 9 të DPK.
    • nuk ka plotësuar kriterin kualifikues të zërit “Projektim”, pasi nuk ka dorëzuar një Licencë të vlefshme Profesionale
    • nuk ka paraqitur eksperiencë të provuar të dizejnimit dhe shpërndarjes së marinave të klasit botëror që i lejon ata të arrijnë njohjen e industrisë dhe akreditim ndërkombëtar, sipas kërkesës të pikës 3 të nënpikës 1.3. “Kapaciteti teknik” të pikës 2 “Kriteret e veçanta të kualifikimit” të shtojcës nr. 9 të DPK.
    Arsyeja e Anulimit
    Buletini i Prokurimeve Publike
    Akte/Marreveshje Koncesionare

    Njoftimi i Kontratës
    Dokumentat e Procedurës Konkurruese “Dhënia me Koncesion/Partneritet Publik Privat për Projektimin, Ndërtimin, Operimin, Mirëmbajtjen Dhe Transferimin e një Porti Turistik në Qytetin e Vlorës (Marina Vlorë)”
    Formulari i Njoftimit të Fituesit (Buletini Nr. 45 datë 29 Mars 2021 ).

    Te drejtat e Perdorimit

    Persa kohe nuk percaktohet ndryshe, i gjithe informacioni i ofruar nga Open Procurement Albania ofrohet nen licencat: This material is Open Data