Open Procurement Albania

Mbikqyrja e punimeve për objektin: Rehabilitim i qendrës Kinostudio

Nje shenim me RedFlag eshte nje fakt, ngjarje, ose grup i rrethanave ose informacione te tjera qe mund te tregojne nje shqetesim apo ekspozim dhe mbi rrezik potencial te pajtueshmerise ligjore per sjellje te paligjshme ose joetike te biznesit, vecanerisht ne lidhje me praktika korruptive dhe mosrespektimit te ligjeve anti-korrupsion.Vleresimi per keto kategori do te behet ne menyre automatike, me filtra analitik te paracaktuar

  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit
  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit

Autoritet Prokurues Qeverisja Vendore Tiranë
Institucioni Prokurues Bashkia Tirane
Objekti i Tenderit Mbikqyrja e punimeve për objektin: Rehabilitim i qendrës Kinostudio
Nr. Reference REF-44224-10-03-2022
Vlera / Fondi Limit 4 492 631,00
Lloji i Kontrates Publike Shërbime Publike
Lloji i Procedures Procedurë e hapur e thjeshtuar
Statusi i Tenderit Lidhur Kontrata
Data e Njoftimit te Tenderit 04-10-2022
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve 14-10-2022
Data e mbajtjes se tenderit 14-10-2022
Nr. i Operatoreve Konkurues 6
Operatore Konkurues 1. “A & E ENGEENIERING” shpk
2. “Instituti i Konsulencës në Ndërtim “IKN” shpk & “Imes – D” shpk
3. “SPHAERA” shpk & “ARKIMADE” shpk & “ARCHISPACE” shpk
4. “TOWER” shpk & “DRICONS” shpk
5. “BN PROJECT” shpk
6. “ZENIT & CO” shpk & “STUDIO SEVICES “K – SA” shpk
Operator Ekonomik Kontraktues
  • “SPHAERA” shpk - “ARKIMADE” shpk - “ARCHISPACE” shpk
  • Oferta fituese Leke pa TVSH 3 938 701,00
    Data e shpalljes se fituesit 03-11-2022
    Vlera e kontraktuar Leke me TVSH 4726442
    Data e lidhjes se kontrates 01-12-2022
    Kohezgjatja e kontrates
    Shtese kontrate (Leke me TVSH
    Ankesa Jane skualifikuar operatoret ekonomike te meposhtem:
    1. A E ENGEENIERING, per arsye:
    -nuk permbush piken 1, germa c, te Kritereve te Vecanta per Kualifikim lidhur me deklarimet ne Formularin Permbledhes te Vetedeklarimit, sipas shtojces 9, pasi nga verifikimi i Formularit Permbledhes te Vetedeklarimit, rezulton se nuk eshte plotesuar paragrafi Pjesa II, Shkaqet e perjashtimit, paragrafi 2,4 dhe 8.
    Mungon dokumentacioni i plote ligjor, ekonomik dhe teknik u konfirmua nga te gjithe anetaret e Komisionit te Vleresimit te Ofertave.

    2. Instituti i Konsulences ne Ndertim IKN shpk Imes –D shpk, per arsye:
    -nuk ka permbushur piken 1, germa c, te Kritereve te Vecanta per Kualifikim lidhur me deklarimet ne Formularin Permbledhes te Vetedeklarimit, sipas shtojces 9
    -nuk ploteson piken 4, te DST, kriteret e veçanta te kualifikimit Kapaciteti teknik, pasi nuk ka deklaruar stafin inxhinerik i cili do te kryeje sherbimin per kete procedure prokurimi po ka deklaruar vetem profile inxhinierike.
    -nuk ka plotesuar piken 5 te DST, kriteret e vecanta te kualifikimit Kapaciteti teknik, pasi ne Formularin e vetedeklarimit sipas shtojces 9 te DST nuk ka dekaruar personelin e kerkuar i cili do te kryeje sherbimin per kete procedure prokurimi po ka deklaruar vetem profil punonjesish.
    -Imes D shpk nuk ka permbushur piken 1, germa c, Kapaciteti teknik, te Kritereve te Vecanta per Kualifikim lidhur me deklarimet ne Formularin Permbledhes te Vetedeklarimit, sipas shtojces 9, ka lidhur marreveshje bashkepunimi me operatorin e konomik Instituti i Konsulences ne Ndertim IKN shpk, per kete procedure prokurimi.
    - Imes D shpk nuk ka plotesua piken 5, germa a, Kapaciteti teknik, te Kritereve te Veçanta per Kualifikim, ku citohet se: Operatori/et ekonomik duhet te kene ne stafin e tyre personel te kualifikuar/çertifikuar per 1 (nje) punonjes specialist Ekspert Zjarrefikes ne fushen e mbrojtjes nga Zjarri dhe per shpetim ne perputhje me Ligjin Nr.152/2015

    3. BN PROJECT shpk, per arsye:
    -nuk ka permbushur kerkesat e percaktuara ne Shtojcen 8, Formulari i Kritereve Te Perzgjedhjes/Kualifikimit, Kriteret e Pergjithshme te Perzgjedhjes Kualifikimit dhe Kriteret e Vecanta te Kualifikimit, pasi nga verifikimi dokumentacionit te dorezuar ne sistemin elektronik te prokurimit rezulton se nuk ka dorezuar dokumentacionin e kerkuar sipas shtojces 8.

    4. BEO ZENIT CO shpk STUDIO SEVICES K SA shpk, per arsye:
    -ZENIT CO shpk nuk ka permbushur piken 4, te Kritereve te Vecanta per kualifikim ku percaktohet se operatori ekonomik duhet te kete: Nje punesim mesatar i te pakten 20 (njezet) personave, per periudhen e fundit te deklaruar nga data e hapjes se ofertave te vertetuar me; a) Vertetim te leshuar nga Administrata Tatimore, ku te specifikohet numri i punonjesve per periudhen e fundit te deklaruar nga data e hapjes se ofertave. b)Listpagesat e punonjesve te konfirmuara nga autoritetet perkatese sipas formatit qe kerkohet nga legjislacioni ne fuqi per periudhen e fundit te deklaruar nga data e hapjes se ofertave shoqeruar me formularet e deklarimit te pagesave per sigurimet shoqerore dhe shendetesore
    -nuk kane permbushur piken 3, te Kritereve te Vecanta per kualifikim ku percaktohet se: Operatoret ekonomike pjesemarres duhet te kene te punesuar staf inxhinierik per kryerjen e te gjitha sherbimeve te mbikqyrjes, te perfshire ne licensen e shoqerise. Per stafin inxhinierik duhet te paraqiten kontrate pune (e vlefshme), diplome perkatese, si dhe te figurojne ne listpagesat e shoqerise per periudhen e fundit te deklaruar nga data e hapjes se ofertave. 1(nje) Inxhinier Ndertimi Profili Infrasturkture. Nga verifikimi i Formularit Permbledhes te Vetedeklarimit, sipas shtojces 9, te dorezuar ne sistemin elektronik te prokurimit rezulton se nuk ka deklaruar 1 (nje) Inxhinier Ndertimi Profili Infrasturkture.
    Arsyeja e Anulimit
    Shenime
    Transaksione Thesari
  • Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per “SPHAERA” shpk viti 2012-2013
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per “SPHAERA” shpk viti 2014
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per “SPHAERA” shpk viti 2015-2018
    Monitoro Transaksione Thesari (Pagesa) per “SPHAERA” shpk viti 2019-2020

  • Buletini i Prokurimeve Publike
    Njoftimi i Tenderit
    Dokumentat Standarde te Tenderit
    Shpallja e Fituesit
    Lidhja e Kontrates Buletini Nr. 170 datë 12 Dhjetor 2022
    Procesverbal "Per argumentimin dhe miratimin e specifikimeve teknike dhe kritereve per kualifikim"

    Te drejtat e Perdorimit

    Persa kohe nuk percaktohet ndryshe, i gjithe informacioni i ofruar nga Open Procurement Albania ofrohet nen licencat: This material is Open Data