Open Procurement Albania

Blerje orendi dhe pajisje për mobilim zyra për 9 (nëntë) autoritete kontraktore

Contracted Institution State Agency of Centralized Procurement
Tenderer Institution
Tender object Blerje orendi dhe pajisje për mobilim zyra për 9 (nëntë) autoritete kontraktore
Reference No. REF-85915-02-04-2021
Estimated / Ceiling Value ALL without VAT 50 230 487,00
Type of Contract
Procurement Method Open Procedure
Stage Procedure Announced the Winner
Tender Publication Date 05-02-2021
Last date of Submitted Documents 01-03-2021
Tender Held Date 01-03-2021
No. of Bidders 11
Bidders 1) "SHAGA" SHPK
2) "RO-AL" SHPK
3) "MUCA" SHPK
4) “EMKO” SHPK
5) "BUNA" SHPK
6) "ERALD" SHPK
7) "ZDRAVA 07" SHPK
8) "M. LEZHA" SHPK
9) "ERZENI/SH" SHPK
10) "BOLT" SHPK
11) "EUROPRINTY GROUP" SHPK
Successful Bidder /Supplier / Provider
  • "RO -AL"
  • The winning bid ALL without vat 23 599 999,00
    Bidder Announcement date 29-03-2021
    Award and Contract Amount ALL with VAT
    Contract date
    Planned Milestones of Contract / Start and End Date 12 muaj.
    Renewal Contract Additional Value (ALL with VAT)
    Appeals Nuk ka pasur ankesa.
    Janse skualifikuar operatoret si me poshte :
    1) Arsyet e skualifikimit për "SHAGA" SHPK;
    • Ofertuesi nuk plotëson gërmën a, nënpika 1 “Kriteret e vecanta të kualifikimit”, pasi në Formularin e Ofertës së paraqitur në SPE, nuk janë plotësuar të dhënat e kërkuara (cmimet për njësi pa TVSH, vlera pa TVSH dhe Cmimi total) në tabelat e veçanta për tre Autoritetet Kontraktore: Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë; Agjencia Kombëtare e Rinisë dhe Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin Parauniversitar.
      Sipas Shtojcës 1 “Formulari i Ofertës” të DST, Operatorët ekonomik duhet të plotësojnë të gjitha tabelat, si tabelën e përgjithshme dhe tabelat e veçanta të autoriteteve kontraktore me të dhënat e paraqitura dhe për artikuj të njëjtë të ofertojnë me çmim të njëjtë, pa tejkaluar fondin e marrëveshjes kuadër të cdo autoriteti, në të kundërt oferta e tyre do të konsiderohet e pavlefshme.

    2) Arsyet e skualifikimit për "ZDRAVA 07" SHPK;
    • Ofertuesi nuk plotëson gërmën e, nënpika 1, te pikës 2 “Kriteret e vecanta të kualifikimit”, pasi në momentin e hapjes së ofertave nuk arriti të paraqisi Vërtetimin që konfirmon shlyerjen e të gjitha detyrimeve të maturuara të energjisë elektrike të kontratave të energjisë, që ka operatori ekonomik që është i regjistruar në Shqipëri.
      Nga Vërtetimi i Debisë datë 15.02.2021 i paraqitur nga ofertuesi në SPE, rezulton se ky i fundit, nuk ka shlyer detyrimet e maturuara të energjisë elektrike për muajin Janar 2021.
    • Ofertuesi nuk plotëson pikën 2, të seksionit 2.2 Kapaciteti Ekonomik dhe Financiar, të Kritereve të Vecanta të Kualifikimit, pasi bilancet e viteve 2017, 2018, 2019 nuk janë të shoqëruara me akt ekspertizat e ekspertit kontabël të autorizuar, cka vjen në kundërshtim me nenin 41 të ligjit nr. 10091, datë 05.03.2009 “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të audituesit ligjor dhe të kontabilistit të miratuar”, pasi Ofertuesi është në kushtet e përmbushjes së detyrimit të parashikuar nga dispozita e mësipërme ligjore.

    3) Arsyet e skualifikimit për "M. LEZHA" SHPK;
    • Ofertuesi nuk plotëson pikën 4, gërma e, seksioni 2.3, Kapaciteti teknik, Kriteret e veçanta të kualifikimit, pasi në momentin e hapjes së ofertave, nuk arriti të paraqesë Certifikatë për transport mallrash në emër të tij për njërin nga 3 (tre) mjetet e transportit të mallrave të kërkuara.
      Nga dokumentacioni i dorëzuar në SPE nga ofertuesi, rezulton se Certifikata për transport mallrash e mjetit me targa KR8112A (të cilin e disponon shoqëria “IGLI-Saed” shpk), është specifike dhe e lëshuar për kryerjen e transportit të mallrave brenda vendit vetëm për llogari të veprimtarisë së vet.
      Në këtë mënyrë, kryerja e transportit të mallrave nga ana e operatorit ekonomik “M LEZHA” shpk me kamionin e shoqërisë “IGLI-Saed” shpk do të jetë në kushtet e kryerjes së transportit të mallrave me qira dhe për të tretë pa licencën përkatëse, transport i cili në zbatim të nenit 41 të ligjit “Për Transportet Rrugore” është i ndaluar.

    4) Arsyet e skualifikimit për “BOLT” SHPK;
    • Ofertuesi nuk plotëson pikën 8, të seksionit 2.3 Kapaciteti teknik, “Kriteret e vecanta të kualifikimit”, pasi në momentin e hapjes së ofertave nuk arriti të paraqesë mostrat e kërkuara sipas tabelës së kërkuar në DST, pjesë e kritereve të përgjithshme të pranimit/kualifikimit.

    5) Arsyet e skualifikimit për "EUROPRINTY GROUP" SHPK;
    • Ofertuesi nuk plotëson gërmën e, nënpika 1 “Kriteret e vecanta të kualifikimit”, pasi në momentin e hapjes së ofertave nuk arriti të provojë shlyerjen e të gjitha detyrimeve të maturuara të energjisë elektrike të kontratave të energjisë, që ka operatori ekonomik që është i regjistruar në Shqipëri. Dokumentacioni i paraqitur në SPE si pjesë e ofertës të tij nga ofertuesi, nuk përmban nënshkrimin elektronik të organit kompetent FSHU.
    • Ofertuesi nuk plotëson pikën 2, të seksionit 2.2 Kapaciteti Ekonomik dhe Financiar, të Kritereve të Vecanta të Kualifikimit, pasi bilancet e viteve 2017, 2018 dhe 2019 nuk janë të certifikuara nga autoriteti përkatës tatimor.
    • Ofertuesi nuk plotëson pikën 4, seksioni 2.3 Kapaciteti teknik të Kritereve të veçanta të kualifikimit, pasi në momentin e hapjes së ofertave, nuk arriti të paraqesë dokumentacionin që vërteton pronësinë (Certifikatat e pronësisë të lëshuara nga institucioni i autorizuar me ligj) për mjetet AA319RV, AA794LY dhe AA698 EV.
      Gjithashtu, nga dokumentacioni i paraqitur për automjetin me targë AA319RV rezulton se ky i fundit është me kapacitet transportues nën 1 ton, në kundërshtim me kriterin e përcaktuar në pikën 4 të seksionit 2.3 Kapaciteti teknik të DST.


    Cancellation reason
    Additions Autoriteti kontraktor/Autoritetet kontraktore të cilat do të lidhin marrëveshjen kuadër:

    1. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit,
    2. Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat,
    3. Drejtoria e përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit
    4. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit,
    5. Arkivi Shtetëror i Sistemit Gjyqësor
    6. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile
    7. Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit
    8. Arkvi Qendror Teknik i Ndërtimit
    9. Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, dhe Aparatet në Varësi
    Transaction / Actual Spending
  • Monitor treasury transaction for "RO -AL" viti 2012-2013
    Monitor treasury transaction for "RO -AL" viti 2014
    Monitor treasury transaction for "RO -AL" viti 2015-2018
    Monitor treasury transaction for "RO -AL" viti 2019-2020
  • Public Announcement Bulletin Contracts signed under the Framework Agreement Agjencia Shtetërore e Prokurimeve të Përqëndruara REF-85915-02-04-2021
    Announcement of Procurement
    Standard Tender Documents
    Bidder Announcement

    SUPPORTERS

    Here you can have your ADVERTISEMENT

    Contact at [email protected]

    Privacy Policy

    Except when otherwise defined, all data & information offered in Open Procurement Albania is available under the licenses: This material is Open Data