Open Procurement Albania

Rikonstruksion i godines se ish-kirurgjise

Nje shenim me RedFlag eshte nje fakt, ngjarje, ose grup i rrethanave ose informacione te tjera qe mund te tregojne nje shqetesim apo ekspozim dhe mbi rrezik potencial te pajtueshmerise ligjore per sjellje te paligjshme ose joetike te biznesit, vecanerisht ne lidhje me praktika korruptive dhe mosrespektimit te ligjeve anti-korrupsion.Vleresimi per keto kategori do te behet ne menyre automatike, me filtra analitik te paracaktuar

  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit
  • Autoriteti Prokurues ka skualifikuar te gjithe operatoret pjesemarres ne gare me oferte me te ulet se oferta fituese

Autoritet Prokurues Qendra Spitalore "Xhafer Kongoli" Elbasan
Institucion Kontraktues Qendra Spitalore "Xhafer Kongoli" Elbasan
Objekti i Tenderit Rikonstruksion i godines se ish-kirurgjise
Nr. Reference REF-60805-04-05-2018
Vlera / Fondi Limit 163 636 047,00
Lloji i Kontrates Publike Punë Publike
Lloji i Procedures Procedurë e Hapur
Statusi i Tenderit Lidhur Kontrata
Data e Njoftimit te Tenderit 06-04-2018
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve 07-05-2018
Data e mbajtjes se tenderit 07-05-2018
Nr. i Operatoreve Konkurues 5
Operatore Konkurues Agri Construction SHPK & Sireta 2F SHPK
Vëllezërit Hysa SHPK & Ergi SHPK
Bajrami N SHPK & Meteo SHPK
Gjikura SHPK & R&T SHPK
Company Riviera 2008 SHPK
Operator Ekonomik Kontraktues
  • METEO SHPK -BAJRAMI N
  • Oferta fituese Leke pa TVSH 151 816 929,30
    Data e shpalljes se fituesit 02-07-2018
    Vlera e kontraktuar Leke me TVSH 174 312 860,90
    Data e lidhjes se kontrates 11-07-2018
    Kohezgjatja e kontrates 52 javë
    Shtese kontrate (Leke me TVSH
    Ankesa Ka pasur ankesa.
    Ankesat u paraqiten nga bashkimi i operatoreve Agri Construction shpk & Sireta 2F shpk ne date 12.06.2018 dhe ka marre pergjigje dhe dijeni ne date 14.06.2018. Gjithashtu edhe operatori Company Riviera 2008 shpk ka paraqitur ankese ne date 13.06.2018 dhe ka marre pergjigje dhe dijeni ne date 14.06.2018.

    Janë skualifikuar ofertuesit e mëposhtëm:
    Përkatësisht për arsyet e mëposhtme:

    1) Bashkimi i operatoreve Agri Construction shpk & Sireta 2F shpk
    Nuk permbush kriteret e vecanta per kualifikim sipas DST.

    a) Stafi teknik i propozuar nga shoqëria Agri Construction shpk dhe Sireta 2F shpk figuron i dypunësuar në subjekte që ushtrojnë aktivitet në fushën e ndërtimit dhe të projektimit si edhe në institucione publike, duke sjellë pavlefshmërinë e licencës në zbatimin e punimeve NZ.3420/21 të shoqërisë Agri Construction shpk dhe të licencës në zbatimin e punimeve N.Z.4834/13 të shoqërisë Sireta 2F shpk.
    b) Nga shqyrtimi i test raporteve të analizave të dorëzuara nga anëtari i bashkimit të operatorëve ekonomikë Sireta 2F shpk & Agri Construction shpk, konstatohet se nuk përmbushin kriteret per specifikimet teknike lidhur me produktet, me punonjësit, dhe me pajisjet.

    2. Bashkimi i operatoreve Vëllezërit Hysa shpk & Ergi shpk
    a) Asnje nga arkitektet e propozuara nga secili prej 2 operatoreve ekonomike nuk përmbush kriteret e kualifikimit në drejtim të dorëzimit të licencës në zbatimin e punimeve kat 3.a duke rënë ndesh me Kriteret e vecanta te kualifikimit dokument tenderi .
    b) Nuk është dorëzuar asnjë dokumentacion në përmbushje të kritereve të veçanta kualifikimit në drejtim të dëshmisë së punonjësve të kualifikuar saldatorë.
    c) Asnjë prej punonjësve të dy anëtarëve të shoqërisë te certifikuar për punime në lartësi nuk është bojaxhi. Sa më sipër asnjë nga punonjësit e mësipërm nuk përmbush kriteret e kualifikimit në drejtim të dëshmisë së punonjësve të kualifikuar bojaxhi i certifikuar për punime në lartësi duke rënë ndesh me kriteret e vecanta te kualifikimit dokument tenderi dhe nenin 46, 53 të ligjit nr.9643 datë 20.11.2006 Për prokurimin publik të ndryshuar dhe nenin 74 të Vendimit nr.914 datë 29.12.2014 Për miratimin e rregullave të prokurimit publik , i ndryshuar.
    d) Subjekti Ergi shpk nuk ka dorëzuar Deklarate e ofertuesit per modelin, kompanine prodhuese, vendin e prodhimit per mallrat / paisjet qe do te vendosen/ shërbejnë për kryerjen e punimeve.
    e) Vëllezërit Hysa shpk nuk ka dorëzuar Deklarate e ofertuesit per modelin, kompanine prodhuese, vendin e prodhimit per mallrat / paisjet qe do te vendosen/ shërbjnë për kryerjen e punimeve.
    f) Asnjë prej anëtarëve të bashkimit te operatoreve ekonomike nuk ka dorëzuar Autorizim pordhuesi, katalog dhe certifikatën ISO 9001:2008 të prodhuesit të mallrave: Suva, stuko, grafiato, sistem kapot, bojë hidormat, bojë hidromat fasade, boji vaji .
    g) Asnjë prej anëtarëve të bashkimit te operatoreve ekonomike nuk ka dorëzuar testet laboratorike për Suva, Stuko, Sistem Kapote në përputhje me Kriteret e Veçanta të Kualifikimit.
    h) Asnjë prej anëtarëve të BOE nuk ka dorëzuar Autorizim prodhuesi, dhe ISO 13485 për paisjet mjekësore, kokë krevati, prize special për furnizim O 2 dhe tuba për gazra .

    3. Bashkimi i operatoreve Gjikura shpk & R&T shpk
    a) Nuk janë dorëzuar testet nga laboratorë të akredituar. Konkretisht, duke qenë se shoqëria Dekoll shpk është subjekt i regjistruar në regjistrat tregëtar shqiptar u krye verifikimi në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Akreditimit në cilësinë e organit akrediutes Kombëtar, ku nga verifikimet e kryera në regjistrin kombëtar të laboratorëve të akredituar nuk rezulton se shoqëria Dekoll shpk është e akredituar si laborator, ne kundershtim me kriteret e vecanta te kualifikimit dokument tenderi.
    b) Referuar dokumentacionit të dorëzuar nuk është vërtetuar dhe dorëzuar se sistemi kapot në tërësi përmbush specifikimet e standardit SH: EN 13499, nuk është dorëzuar Certifikata SSH: EN 13499 për sistemin kapot duke rënë në kundërshtim me kriteret e vecanta te kualifikimit dokument tenderi.
    c) Nuk është dorëzuar asnjë dokumentacion në lidhje me saldatorët e kualifikuar.

    4. Company Riviera 2008 shpk
    a) Asnjë nga arkitektët e propozuar nuk përmbush kriteret e kualifikimit në drejtim të dorëzimit të certifikimit ÇNA RS ose ekuivalente duke rënë ndesh me kriteret e veçanta të kualifikimit dokument tenderi dhe nenin 46,53 të ligjit nr.9643 datë 20.11.2006 Për prokurimin publik të ndryshuar.
    b) Është dorëzuar dokumentacion për 1 saldatorë nga dy të kërkuar, në kundërshtim me kriteret e veçanta të kualifikimit, dokument tenderi.
    c) Nuk është dorëzuar asnjë dokumentacion në lidhje me punonjësit e kualifikuar për punime në lartësi, rezulton se nuk disponon një punonjës bojaxhi.
    d) Nuk ka dorëzuar deklaratën e ofertuesit për modelin kompaninë prodhuese vendin e prodhimit për mallrat, paisjet që do të vendosen/shërbejnë për kryerjen e punimeve.
    e) Nuk ka dorëzuar Autorizim pordhuesi, katalog dhe certifikatën ISO 9001:2008 të prodhuesit të mallrave: Suva, stuko, grafiato, sistem kapot, bojë hidormat, bojë hidromat fasade, boji vaji .
    f) Nuk ka dorëzuar testet laboratorike për Suva, Stuko, Sistem Kapote në përputhje me Kriteret e Veçanta të Kualifikimit.
    g) Nuk ka dorëzuar Autorizim prodhuesi, dhe ISO 13485 për paisjet mjekësore, kokë krevati, prize special për furnizim O 2 dhe tuba për gazra mjekësore.
    Arsyeja e Anulimit
    Shenime
    Transaksione Thesari
  • Buletini i Prokurimeve Publike
    Njoftimi i Tenderit
    Specifikim Teknik
    Shpallja e Fituesit
    Lidhja e Kontrates Nr.39 - Dt.01-10-2018

    MBESHTETES


    Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura janë të autor-it/ve dhe nuk perfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Donatorëve.