Open Procurement Albania

Ndërtim i Godinës së re për akomodimin e QSH Nr.1,NJVKSH dhe Klinikës Stomatologjike Durrës

Nje shenim me RedFlag eshte nje fakt, ngjarje, ose grup i rrethanave ose informacione te tjera qe mund te tregojne nje shqetesim apo ekspozim dhe mbi rrezik potencial te pajtueshmerise ligjore per sjellje te paligjshme ose joetike te biznesit, vecanerisht ne lidhje me praktika korruptive dhe mosrespektimit te ligjeve anti-korrupsion.Vleresimi per keto kategori do te behet ne menyre automatike, me filtra analitik te paracaktuar

  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit
  • Autoriteti Prokurues ka skualifikuar te gjithe operatoret pjesemarres ne gare me oferte me te ulet se oferta fituese

Autoritet Prokurues Njesia Vendore e Kujdesit Shendetesor Durres
Institucion Kontraktues Njesia Vendore e Kujdesit Shendetesor Durres
Objekti i Tenderit Ndërtim i Godinës së re për akomodimin e QSH Nr.1,NJVKSH dhe Klinikës Stomatologjike Durrës
Nr. Reference REF-20659-02-25-2022
Vlera / Fondi Limit 72 496 412,00
Lloji i Kontrates Publike Punë Publike
Lloji i Procedures Procedurë e Hapur
Statusi i Tenderit Lidhur Kontrata
Data e Njoftimit te Tenderit 28-02-2022
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve 16-03-2022
Data e mbajtjes se tenderit 16-03-2022
Nr. i Operatoreve Konkurues 9
Operatore Konkurues 1.2N
2.Braka Construction
3.EUROVIA shpk
4.KEVIN CONSTRUCTION
5.KOMBEAS
6.NDERTIMI shpk
7.NIKA
8.PEPA GROUP GROUP
9. ZDRAVO
Operator Ekonomik Kontraktues
  • NDERTIMI shpk
  • Oferta fituese Leke pa TVSH 65 050 054,00
    Data e shpalljes se fituesit 11-04-2022
    Vlera e kontraktuar Leke me TVSH 78 060 065,00
    Data e lidhjes se kontrates 06-06-2022
    Kohezgjatja e kontrates 224 ditë
    Shtese kontrate (Leke me TVSH
    Ankesa Jane skualifikuar operatoret ekonomike te meposhtem:

    1. KOMBEAS per arsye:
    a. KOMBEAS shpk, në deklaratën për disponimin e punonjësve të nevojshëm për realizimin e punimeve objekt kontrate, në shtojcën 8, deklaron fuqinë punëtore 57 punonjës. Z.Vlash Gega, i deklaruar me profesion Ing.Ndërtimi, nuk është drejtues teknik në liçencën e shoqërisë. Si pasojë nuk përmbushet kriteri 2.3 Kapaciteti teknik, pika 2.3.c, për inxhinierin e ndërtimit, personel kryesor, të kërkuar nga AK, në DT.
    b. KOMBEAS shpk ka plotësuar në mënyrë jo të rregullt shtojcën 8 duke mos përmbushur Kriteret e përgjithshme të kualifikimit, pika 1. dh), pika 1. g).
    c. Automjetet e deklaruara në shtojcën 8, deklarata e disponimit të mjeteve/pajisjeve/makinerive të nevojshme për realizimin e punimeve objekt kontrate, OE deklaron automjetet kamion 7.5 – 18T, me targa AA531BP, të marrë me qira, kontrata Nr. Rep 2807, Nr. Kol 1483, periudha e vlefshmërisë 04.09.2018-04.09.2021 dhe kamion 7.5 – 18T me targa LA7135A, të marrë me qira me kontrata Nr. Rep 2314, Nr. Kol 1168, periudha e vlefshmërisë 02.08.2018 - 02.08.2021. Kontrata të pavlefshme, si pasojë nuk plotësohet kriteri 2.3 Kapaciteti teknik, pika 2.3.g, të kërkuara nga AK, në DT. Për skelerinë nuk ka të dhëna.
    d. Deklarata mbi mosangazhimin e kapaciteteve teknike në kontrata të tjera nuk është e plotësuar saktë. Nuk ka deklaruar personel.
    e. Certifikatat ISO të paraqitura në rrugë elektronike nuk janë në përputhje me kriterin 2.3 “Kapaciteti teknik”, pika h) dhe pika i), pasi autoriteti akreditues (QCB dhe ICDQ) nuk është janë të njohur nga DPA e Shqipërisë. -

    2. ZDRAVO per arsye:
    a. ka plotësuar në mënyrë jo te rregullt formularin e ofertës.
    b. ka plotësuar në mënyrë jo te rregullt formularin e sigurimit të ofertës.
    c. ka plotësuar në mënyrë jo te rregullt shtojcën 2, oferta e detajuar ekonomike. d. Nga ZDRAVO shpk nuk është paraqitur grafiku i punimeve.
    h. ZDRAVO shpk nuk plotëson kriterin 2.3 “Kapaciteti teknik”, pika 2.3.a për përvojat e mëparshme të ngjashme, pasi për dy punët publike të ngjashme të paraqitura elektronikisht nga ky OE nuk është plotësuar kriteri i pajisjes me formularin e vlerësimit, shtojca 9.
    Në rastin e punës së ngjashme në sektorin privat, pallat, formulari i vlerësimit, shtojca 9, është plotësuar nga vetë OE. Çertifikata e përdorimit të objektit, është e pa konfirmuar nga kryetari i Bashkisë Lushnje, duke bërë që për këtë objekt të mos jetë paraqitur dokumentacioni i mjaftueshëm që të provojë përmbushjen e kontratës dhe realizimin me sukses të punëve, objekt të saj.
    Përsa i përket përmbushjes së kriterit 2.3.b, shuma e punëve të ngjashme të paraqitura elektronikisht, për katër punë publike të vlefshme, të mbledhura së bashku nuk arrin të plotësojë pikën 2.3.b.
    Si rrjedhojë, referuar sa më sipër, përvojat e mëparshme për punë të ngjashme, nuk e plotësojnë kushtin e kësaj pike të kërkuar nga AK në DT

    3. PEPA GROUP GROUP per arsye:
    a. PEPA GROUP GROUP shpk nuk është paraqitur grafikun e punimeve.
    b. OE PEPA GROUP GROUP shpk ka plotësuar në mënyrë jo të rregullt shtojcën 8 duke mos përmbushur Kriteret e përgjithshme të kualifikimit, pika 1. c), pika 1. e), pika 1. g). Gjithashtu në deklaratën për disponimin e mjeteve, për mjetet e deklaruara me qira me targa SH6607E ka deklaruar kontratën e qirasë me Nr. Rep. 827 dhe Nr. Kol 354 me afat “nga dt e fillimit të punimeve deri në përfundim të projektit”. Referuar dokumentave të disponuara elektronikisht kjo kontratë është me afate të përcaktuara, si rrjedhojë deklarimi nuk është rregullt.
    c. OE PEPA GROUP GROUP shpk nuk plotëson kriterin 2.3 “Kapaciteti teknik”, pika 2.3.a dhe 2.3.b për përvojat e mëparshme të ngjashme, pasi referuar dokumentacionit të ngarkuar në rrugë elektronike rezulton se ky OE është në rolin e nënkontraktorit me firmën Trema Engineering, me të cilën ka lidhur kontratë për realizim 100% të vlerës, referuar kësaj kontrate të lidhur. Në formularin e vlerësimit shprehet realizimi i punimeve 95% dhe heqja dorë nga realizimi në masën 100% të kësaj kontrate për “për arsye të mungesës së kapaciteteve me staf”

    4. NIKA per arsye:
    a. NIKA shpk në shtojcën nr.8 nuk ka paraqitur në mënyrë të rregullt deklaratën për përmbushjen e kritereve të përgjithshme të kualifikimit, si rrjedhojë nuk përmbushet pika 1. c), pka 1.ç), pika. d), pika 1.dh), pika 1.e) (paraqitja elektronikisht e vërtetimit FSHU për likujdim detyrimesh të muajit Janar 2022 duke qenë se afatet kohore të hapjes së ofertave kanë qenë të mjaftushme për vërtetimin e këtij kriteri), të kërkuara nga AK në DT.
    b. të dhënat për mjetet me qira të paraqitura në shtojcën nr.8, janë me të dhëna jo të rregullta, përsa i përket afateve të kontratave, konkretisht për mjete Kamion 7,8-18T me targa AA328HZ dhe AB718BF, si edhe për mjetin Kamion 18T, KO4982B, AA786FM, Ekskavator me goma me targa ABMT51, Autobetoniere AA065AE, Autobot uji me targa SH4498E, sipas të cilës është paraqitur “Deri në përfundim të projektit (në rast shpallje fitues). Vlefshmëria e kontratave të paraqitura në shtojcën 8 është e paevidentueshme.
    c. Certifikatat ISO të paraqitura në rrugë elektronike nga OE NIKA shpk, nuk janë në përputhje me kriterin 2.3 “Kapaciteti teknik”, pika h) dhe pika i), pasi autoriteti akreditues (Sistema certs) nuk është i njohur nga DPA e Shqipërisë.

    5. 2N per aryse:
    a. ka deklaruar në shtojcën 8, në deklaratën për disponimin e punonjësve të nevojshëm për realizimin e punimeve objekt kontrate, se disponon 70 persona fuqi punëtore. Nëpërmjet vërtetimit të paraqitur elektronikisht Nr. T05730780 Datë 08.03.2022, numri i fuqisë punëtore për periudhën 2202 (Shkurt 2022) i deklaruar, është zero punonjës. Si rrjedhojë deklarimi në shtojcën nr. 8 i këtij OE nuk konsiderohet i vlefshëm.
    Që do të thotë se nuk plotësohet kriteri 2.3 Kapaciteti teknik, pika 2.3.c, 2.3.d dhe 2.3.e të kërkuara nga AK në DT.
    b. ka plotësuar në mënyrë jo të rregullt shtojcën 8 duke mos përmbushur 1. Kriteret e përgjithshme të kualifikimit, pika h), pika g), pika i).
    c. nuk përbush kriterin “Kapaciteti teknik”, 2.3/h dhe 2.3/i .OE ka paraqitur certifikatat ISO 9001:2015 dhe 45001:2018 percaktuar në to motivi për menaxhimin e sistemit në “ndërtim dhe mirëmbajtja e punimeve inxhinierike në zbatim” dhe jo “Sistemi i menaxhimit të cilësisë” dhe “sistemi i menaxhimit të sigurisë dhe shëndetit në vendet e punës”, të lëshuara këto nga trupi certifikues Certi W cili nuk është akredituar nga DPA e Shqipërisë.
    d. 2N shpk nuk plotëson kriterin 2.3 “Kapaciteti teknik”, pika 2.3/a dhe 2.3/b për përvojat e mëparshme të ngjashme pasi një pjesë e konsiderueshme e punëve të ngjashme të paraqitura elektronikisht nga ky OE ( 24 ) nuk disponojnë formularin e vlerësimit Shtojca 9. Duke iu referuar vlerave të punimeve të realizuara për objektet e tjera të shkarkuara në sistem (31), vlera monetare totale e punëve të kryera, e marrë së bashku gjatë 5 viteve të fundit, është më e vogël se ajo e kërkuar në pikën 2.3/b të “Kapacitetit teknik”, si dhe asnjëra nga këto përvoja për një objekt të vetëm nuk plotëson pikën 2.3.a.
    e. Duke iu referuar ndryshimeve të bëra nga Njesia e Prokurimit, në DT, lidhur me kriteret që përmbushen nëpërmjet paraqitjes së Formularit përmbledhes të vetë deklarimit sipas shtojcës 8, paraqitja në mënyrë elektronike e dokumentave të cilat nuk i referohen afateve kohore të kërkuara, (paraqitja elektronikisht e vërtetimit FSHU për likujdim detyrimesh të muajit Janar 2022) nga të dy OE pjesë përbërse e këtij BOE nuk bën të mundur përmbushjen e kriterit të përgjithshëm të kualifikimit, pika e), duke qenë se afatet kohore të hapjes së ofertave kanë qenë të mjaftushme për vërtetimin e këtij kriteri.
    f. Duke iu referuar ndryshimeve të bëra nga Njesia e Prokurimit në lidhje me kriteret që përmbushen nëpërmjet paraqitjes së Formularit përmbledhes të vetë deklarimit sipas shtojcës 8 në DST, paraqitja elektronike e dokumentave nga OE 2N, të cilat nuk i referohen afateve kohore të kërkuara sic është paraqitja e listëpagesave kontributeve për muajin janar 2022 dhe mungesa e paraqitjes së listëpagesës së muajit shkurt 2022, sipas kërkesave në DT, përbën pamjaftueshmëri për vërtetimin e fuqisë punëtore për këtë OE. Në deklaratën për disponimin e punonjësve të nevojshëm për realizimin e punimeve objekt kontrate, në shtojcën 8, deklaron fuqinë punëtore 65 persona. Referuar listëpagesës së paraqitur elektronikisht nga ky OE, për periudhën Janar 2022, një pjesë e konsiderueshme e punonjësve të deklaruar në shtojcën 8, nuk është i përfshirë në listëpagesë, gjë e cila nuk vërteton fuqinë punëtore të këtij OE. Si pasojë nuk përmbushet kriteri 2.3 Kapaciteti teknik, pika 2.3.c, 2.3.d, 2.3.e të kërkuara nga AK, në DT.
    g. Nga OE 2N shpk nuk është paraqitur grafiku i punimeve.

    6. Braka Construction per arsye:
    a. në këtë bashkim operatorësh ekonomikë, SARDO shpk, me vendimin Nr. 1040/9 Prot. datë 24.03.2022, nr. 20 datë 24.03.2022, të Agjencisë së Prokurimit Publik është përjashtuar nga pjesëmarrja për një periudhë 5 muaj (24.03.2022 deri më 24.08.2022)., publikuar në Buletinin e Njoftimeve Publike Nr. 39 datë 24.03.2022.
    b. Në shtojcën 8,OE SARDO nuk ka renditur OE Braka Construction si BOE me të cilin në marrëveshjen e bashkëpunimi ndërmjet tyre kanë pranuar BOE për këtë procedure tenderimi. Nuk ka plotësuar deklaratën e mosangazhimit të stafit teknik të deklaruar në këtë procedure prokurimi, në kontatë apo punëmarrje tjetër publike. Në shtojcën 8, në deklaratën për plotësimin e punonjësve të nevojshëm për realizimin e punimeve object kontrate, nuk është deklaruar stafi mbështetës, ARKITEKT. Nga shqyrtimi i dokumentacionit të paraqitur elektronikisht, ky staf është paraqitur pjesërish dhe përsëri arkitekti nuk është i disponueshëm.
    c. Duke iu referuar ndryshimeve të bëra nga Njesia e Prokurimit në lidhje kriteret që përmbushen nëpërmjet paraqitjes së Formularit përmbledhes të vetë deklarimit sipas shtojcës 8 në DST shkarkimi në dokumentat e tenderit të dokumentave të cilat nuk i referohen afateve kohore të kërkuara sic është paraqitja e listëpagesave kontributeve për muajt nëntor, dhjetor 2021 dhe janar 2022 dhe mungesa e paraqitjes së listëpagesës së muajit shkurt 2022, sipas kërkesave në DT, përbën pamjaftueshmëri për vërtetimin e fuqisë punëtore për këtë OE.
    d. Shoqërisë Braka Construction i mungon kategoria e licenses NS-18 A.
    e. Në deklaratën e disponimit të mjeteve/pajisjeve/makinerive të nevojshme për realizimin e punimeve objekt kontrate, OE Braka Construction, në pronësi ka deklaruar vetëm mjete pune dhe me qira ka deklaruar automjete, të gjitha këto pa të dhëna konkrete. Si rrjedhojë kriteri 2.3.g, nuk plotësohet, sepse automjetet janë të paidentifikueshme.
    f. OE Braka Construction nuk përmbush kriterin “Kapaciteti teknik” 2.3/a ose/b për përvojën e mëparshme të punëve të ngjashme . Të tre punët e ngjashme dokumentat e të cilave janë shkarkuar në sistem i përkasin përvojës në sektorin privat dhe nuk kanë dokumentacionin e mjaftueshëm që të provojë përmbushjen e kontratës dhe realizimin me sukses të punëve objekt të tyre.

    7. KEVIN CONSTRUCTION per arsye:
    a. nuk përbush kriterin “Kapaciteti teknik”, 2.3.h dhe 2.3.i duke mos paraqitur certifikatat ISO 9001 “Sistemi i menaxhimit të cilësisë” dhe ISO 18000/45001 “sistemi i menaxhimit të sigurisë dhe shëndetit në vendet e punës”

    8. EUROVIA per arsye:
    a. Referuar shtojcës nr.8 të dy OE në këtë BOE nuk plotësojnë kriteret e përgjithshme të kualifikimit, konkretisht pika 1.c, pika pika 1.d, pika 1.h dhe pika 1.i.
    b. Kontrata e bashkëpunimit të këtij BOE, e paraqitur elektronikisht, nuk është e shoqëruar me prokurë përfaqësimi të posaçme.
    c. OE EUROVIA shpknj, BOE, nuk ka paraqitur grafikun e punimeve.
    d. Bilanci i paraqitur elektronikisht, viti 2020 i EUROVIA shpknj në Shqipëri, ka ndryshim ndërmjet aktivit dhe pasivit.
    e. OE EUROVIA shpknj nuk plotëson kriterin 2.3 “Kapaciteti teknik”, pika 2.3.a dhe 2.3.b për përvojat e mëparshme të ngjashme, pasi referuar dokumentacionit të paraqitur në rrugë elektronike rezulton se objekti i kontratës në vitin 2017 “Ndërtim I fabrikës industrilae , në lagjen VIZBEG, përfshirë të gjitha fazat e ndërtimit”, është shprehur në denarë. Nuk është e pajisur me formularin e vlerësimit të punimeve, shtojca 9, si rrjedhojë, duke qenë OE me pjesëmarrje më të madhe në këtë BOE, nuk përmbush kriterin e sipërpërmendur për përvojat e mëparshme të ngjashme.
    f. Përsa i përket deklarimit të disponimit ë punonjësve të nevojshëm për realizimin e punimeve objekt kontrate, nuk përmbushet kriteri 2.3.d, dhe pika 2.3.e pasi asnjëri nga OE pjesëmarrës në këtë BOE nuk kanë paraqitur “Teknik Ndërtimi” dhe të dy së bashku nuk kanë paraqitur numrin e kërkuar të muratorëve, sipas kritereve të kërkuara nga AK në DT.
    g. Në deklaratën e disponimit të mjeteve/ pajisjeve/makinerive të nevojshme për realizimin e punimeve objekt kontrate, OE EUROVIA shpknj paraqet mjetin KAMION 3.5-7.5 T, pa targë, gjë e cila këtë mjet e bën të pavlefshëm. Fadromën dhe ekskavatorin me goma e ka me të dhëna të parregullta duke qenë se Nr.i lejes nuk është paraqitur. Përsa i përket skelerisë, nuk ka të dhëna për sasinë e skelave të disponueshme.
    h. Certifikatat ISO të paraqitura në rrugë elektronike nga OE MELA shpk (Sistema Certs) nuk janë në përputhje me kriterin 2.3 “Kapaciteti teknik”, pika h) dhe pika i), pasi autoriteti akreditues (Sistema certs) nuk është i njohur nga DPA e Shqipërisë.
    Arsyeja e Anulimit
    Shenime
    Transaksione Thesari
  • Buletini i Prokurimeve Publike
    Njoftimi i Tenderit
    Dokumentat Standarde te Tenderit
    Shpallja e Fituesit
    Lidhja e Kontrates Buletini Nr. 76 datë 13 Qershor 2022