Open Procurement Albania

Shërbim brandimi për zyrat e “Identitek” SHA

Nje shenim me RedFlag eshte nje fakt, ngjarje, ose grup i rrethanave ose informacione te tjera qe mund te tregojne nje shqetesim apo ekspozim dhe mbi rrezik potencial te pajtueshmerise ligjore per sjellje te paligjshme ose joetike te biznesit, vecanerisht ne lidhje me praktika korruptive dhe mosrespektimit te ligjeve anti-korrupsion.Vleresimi per keto kategori do te behet ne menyre automatike, me filtra analitik te paracaktuar

  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit
  • Skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit

Institucioni Prokurues Identitek Sh.a
Autoritet Prokurues Identitek Sh.a
Objekti i Tenderit Shërbim brandimi për zyrat e “Identitek” SHA
Nr. Reference REF-89706-12-05-2023
Vlera / Fondi Limit 2 402 000,00
Lloji i Kontrates Publike Shërbime Publike (Marrëveshje Kuadër)
Lloji i Procedures Procedurë e hapur e thjeshtuar
Statusi i Tenderit Lidhur Kontrata
Data e Njoftimit te Tenderit 06-12-2023
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve 18-12-2023
Data e mbajtjes se tenderit 18-12-2023
Nr. i Operatoreve Konkurues 5
Operatore Konkurues 1.“ALBDESIGN PSP” shpk
2.“FILARA” shpk
3.“HASAN ZANE”
4.“START REKLAMA” shpk
5.“UNIVERS REKLAMA” shpk
Operator Ekonomik Kontraktues
  • FILARA sh.p.k
  • Oferta fituese Leke pa TVSH 2 088 900,00
    Data e shpalljes se fituesit 28-12-2023
    Vlera e kontraktuar Leke me TVSH 2506680
    Data e lidhjes se kontrates 31-01-2024
    Kohezgjatja e kontrates Do të jetë nga momenti i nënshkrimit te kontratës/kontratave, sipas kërkesës se Autoritetit Kontraktor, brenda afatit 12 (dymbëdhjetë) muaj nga lidhja e Marrëveshjes Kuadër.
    Shtese kontrate (Leke me TVSH
    Ankesa Nuk ka pasur ankesa.

    Jane skualifikuar operatoret ekonomike te meposhtem:
    1.“ALBDESIGN PSP” shpk, per arsye:
    -Nuk është dorëzuar as ofertë dhe as dokumentacion në përmbushje të kërkesave kualifikuese. Janë dorëzuar vetëm 3 (tre) file (i njëjti dokument i hedhur tre herë), konkretisht ISO 90001, dokument që nuk është kërkuar në kriteret e publikuara.

    2.“START REKLAMA” shpk, per arsye:
    - Nuk janë paraqitur pasqyrat financiare (bilancet) e viteve 2020 dhe 2021, ndërsa bilanci i paraqitur i vitit 2022 është i pa certifikuar nga organet tatimore, duke mos përmbushur përcaktimet e pikës 2 të Kapacitetit ekonomik e financiar të kritereve kualifikuese.
    - Mungon përmbajtja e deklaratës së kërkuar në pikën 4 të Kapacitetit teknik të kritereve kualifikuese mbi përdorimin e bojrave ekologjike dhe rezistente ndaj faktorëve atmosferikë. Është paraqitur dy herë përmbajtja e deklaratës së garancisë.

    3. “UNIVERS REKLAMA” shpk, per arsye:
    - Oferta e paraqitur (formulari i ofertës) përmban një zë shtesë (konkretisht transport e montim), kostoja e të cilit do të duhej të përfshihej në koston e materialeve dhe artikujve. Ndryshimi i tabelës së publikuar në DST dhe paraqitja veçmas e kostos së montimit e transportit, në procedurën konkrete të marrëveshjes kuadër, paraqet pamundësi të llogaritjes së vlerës për secilin nga artikujt në momentin e porosisë.
    Konkretisht, në marrëveshjen kuadër, autoriteti kontraktor nuk është i detyruar të porosisë të gjithë sasinë që është parashikuar, pasi për të gjithë artikujt dhe në periudha të ndryshme porosit sasi të ndryshme në zëra artikujsh sipas nevojës. Për këtë asrye, llogaritja e vlerës së secilit artikull, përfshirë transport e montim, është e pamundur.
    -Pasqyra financiare (bilanci) i paraqitur i vitit 2022 është i pa certifikuar nga organet tatimore, duke mos përmbushur përcaktimet e pikës 2 të Kapacitetit ekonomik e financiar të kritereve kualifikuese. Gjithashtu të tre bilancet e viteve 2020, 2021 dhe 2022, nuk rezulton të jenë të shoqëruara me raport auditimi ligjor, sikundër kërkuar në kerkesën kualifikuese, duke qenë se plotësohen minimalisht dy nga tre kushtet e përcaktuara në nenin 41 të Ligjit nr. 10091, datë 05.03.2009.

    4.“HASAN ZANE” PF, per arsye:
    - Nuk është paraqitur dokumentacion shkresor, në përmbushje të vetëdeklarimit sipas shtojcës 9, që vërteton punësimin e të paktën 3 (tre) punonjësve, konkretisht kontrata të rregullta punësimi etj, duke mos përmbushur përcaktimet e pikës 2 të Kapacitetit ekonomik e financiar të kritereve kualifikuese.
    - Nuk është paraqitur dokumentacion shkresor bindës, në përmbushje të vetëdeklarimit sipas shtojcës 9, që vërteton disponimin realisht të të paktën 2 (dy) makinerive të printimit, duke mos përmbushur përcaktimet e pikës 3 të Kapacitetit ekonomik e financiar të kritereve kualifikuese. Është paraqitur vetëm një akt-marëveshje e thjeshtë mbi marrjen në përdorim të tyre nga një subjekt i tretë, por pa paraqitur asnjë dokument tjetër mbështetës për vërtetuar nëse edhe ky subjekt i ka apo i disponon realisht këto pajisje.
    Arsyeja e Anulimit
    Shenime Njoftuar lidhja e kontrates ne Buletinin Nr. 8 datë 12 Shkurt 2024
    Transaksione Thesari
  • Buletini i Prokurimeve Publike
    Njoftimi i Tenderit
    Dokumentat Standarde te Tenderit
    Procesverbal" Per argumentimin dhe miratimin e specifikimeve teknike dhe kritereve per kualifikim "
    Formulari i njoftimit te operatoreve ekonomike te suksesshem ne Marreveshjen Kuader (paraprak)
    Formulari i njoftimit te operatoreve ekonomike te suksesshem ne Marreveshjen Kuader (perfundimtar)

    MBESHTETES
    logo_amb_suedeze.png

    Databaza është pjesë e projektit “Open Data, Access and Transparency over sectors expose to Risk of Corruption ” mbështetur financiarisht nga The Swedish International Development Cooperation Agency Sida.

    Te drejtat e Perdorimit

    Persa kohe nuk percaktohet ndryshe, i gjithe informacioni i ofruar nga Open Procurement Albania ofrohet nen licencat: This material is Open Data