| Institucioni Prokurues | Korporata e Investimeve Shqiptare | |
| Autoritet Prokurues | Korporata e Investimeve Shqiptare sh.a | Objekti i Tenderit |
Qendra e Shërbimeve Publike Palasë Titulli i kontratës: Projektimi dhe zhvillimi nëpërmjet sipërmarrjes i dy strukturave akomoduese, në Palasë dhe Dhërmi |
| Nr. Reference | 1 | |
| Kodi CPV | ||
| Vlera / Fondi Limit | ||
| Lloji i Kontrates Publike | Projekt Zhvillimi | |
| Lloji i Procedures | Procedurë me konkurim publik | |
| Statusi i Tenderit | Shpallur Procedura | |
| Data e Njoftimit te Tenderit | 15-07-2026 | |
| Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve | 10-09-2026 | |
| Data e mbajtjes se tenderit | 10-09-2026 | |
| Nr. i Operatoreve Konkurues | ||
| Operatore Konkurues | ||
| Operator Ekonomik Kontraktues |
|
|
| Oferta fituese Leke pa TVSH | ||
| Data e shpalljes se fituesit | ||
| Vlera e kontraktuar Leke me TVSH | ||
| Data e lidhjes se kontrates | ||
| Kohezgjatja e kontrates | ||
| Shtese kontrate (Leke me TVSH | ||
| Ankesa | ||
| Arsyeja e Anulimit | ||
| Shenime |
Njoftimi i Procedurës Konkurruese publikuar më 15 korrik 2026 ne faqen zyrtare Korporata e Investimeve Shqiptare (AIC), me të cilin shpallet hapja e garës ndërkombëtare për përzgjedhjen e një partneri privat që do të projektojë dhe zhvillojë projektin "Qendra e Shërbimeve Publike Palasë". Bëhet fjalë për një partneritet zhvillimi, ku: Korporata e Investimeve Shqiptare vë në dispozicion pronat shtetërore në Palasë dhe Dhërmi. Një partner privat financon, projekton dhe zhvillon projektin. Në këmbim, partneri privat fiton të drejtën të zhvillojë dy struktura akomoduese në pronat e Korporatës. Nga pjesa që i takon Korporatës në këto zhvillime financohen dhe ndërtohen objektet me funksion publik të projektit. Objektet që do të realizohen Partneri privat duhet të zhvillojë: Qendrën e Shërbimeve Publike në Palasë, e cila përfshin objektet me funksion publik sipas termave të referencës. Qendra do të përfshijë fillimisht: ₋ Ambiente për Stacionin e Policisë Palasë; ₋ Ambiente për Stacionin e Policisë Kufitare Dhërmi; ₋ Ambiente për Shërbimin e Zjarrfikëses për zonën e Palasës dhe Dhërmiut; ₋ Ambiente të dedikuara për shërbime shëndetësore për zonën e Palasës; ₋ Ambiente për Gardën e Republikës; ₋ Ambiente pune dhe zyrash. Procedura zhvillohet në dy faza. Faza I – Kualifikimi Kompanitë paraqesin dokumentacionin e kualifikimit. Dorëzojnë një masterplan për zonën e zhvillimit publik në Palasë. Dorëzojnë tre projekt-ide paraprake arkitekturore. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kualifikimit kalojnë në fazën e dytë. Faza II – Përzgjedhja Dorëzohet masterplani përfundimtar. Dorëzohen projekt-idetë arkitekturore të plota. Dorëzohet oferta financiare. Projektet arkitekturore vlerësohen nga një juri ndërkombëtare. Më pas vlerësohen ofertat financiare sipas metodologjisë së përcaktuar në dokumentet e procedurës. Si zgjidhet fituesi? Një element thelbësor i procedurës është oferta financiare. Oferta minimale kërkon që 35% e sipërfaqes totale të zhvillimit të secilës strukturë akomoduese t'i kalojë Korporatës së Investimeve Shqiptare. Sipërfaqet maksimale të zhvillimit janë: 3,577 m² për strukturën akomoduese në Palasë; 2,100 m² për strukturën akomoduese në Dhërmi. Sa më e lartë të jetë përqindja që ofertuesi i propozon Korporatës mbi minimumin prej 35%, aq më konkurruese konsiderohet oferta ekonomike. Megjithatë, kontrata nuk fitohet vetëm nga oferta financiare. Fituesi duhet njëkohësisht: të ketë projektin arkitekturor dhe masterplanin të renditur në vendin e parë nga juria ndërkombëtare; të paraqesë edhe ofertën financiare më të favorshme sipas kritereve të procedurës. Afatet Aplikimet pranohen deri më: 10 shtator 2026, ora 15:00; në gjuhën shqipe ose angleze, me dorëzim elektronik, fizik ose me postë. |
|
| Transaksione Thesari |
|
|
| Buletini i Prokurimeve Publike |
|