Open Procurement Albania

Qendra e Shërbimeve Publike Palasë

Procuring Authority / Buyer Korporata e Investimeve Shqiptare
Procuring Authority / Buyer Korporata e Investimeve Shqiptare sh.a
Tender object Qendra e Shërbimeve Publike Palasë
Titulli i kontratës: Projektimi dhe zhvillimi nëpërmjet sipërmarrjes i dy strukturave akomoduese, në Palasë dhe Dhërmi
Reference No. 1
CPV Code
Estimated / Ceiling Value ALL without VAT
Type of Contract Development Project
Procurement Method Procedurë me konkurim publik
Stage Procedure Announced Procurement
Tender Publication Date 15-07-2026
Last date of Submitted Documents 10-09-2026
Tender Held Date 10-09-2026
No. of Bidders
Bidders
Successful Bidder /Supplier / Provider
  • The winning bid ALL without vat
    Bidder Announcement date
    Award and Contract Amount ALL with VAT
    Contract date
    Planned Milestones of Contract / Start and End Date
    Renewal Contract Additional Value (ALL with VAT)
    Appeals
    Cancellation reason
    Additions Njoftimi i Procedurës Konkurruese publikuar më 15 korrik 2026 ne faqen zyrtare Korporata e Investimeve Shqiptare (AIC), me të cilin shpallet hapja e garës ndërkombëtare për përzgjedhjen e një partneri privat që do të projektojë dhe zhvillojë projektin "Qendra e Shërbimeve Publike Palasë".

    Bëhet fjalë për një partneritet zhvillimi, ku:
    Korporata e Investimeve Shqiptare vë në dispozicion pronat shtetërore në Palasë dhe Dhërmi.
    Një partner privat financon, projekton dhe zhvillon projektin.
    Në këmbim, partneri privat fiton të drejtën të zhvillojë dy struktura akomoduese në pronat e Korporatës.
    Nga pjesa që i takon Korporatës në këto zhvillime financohen dhe ndërtohen objektet me funksion publik të projektit.

    Objektet që do të realizohen
    Partneri privat duhet të zhvillojë:
    Qendrën e Shërbimeve Publike në Palasë, e cila përfshin objektet me funksion publik sipas termave të referencës.
    Qendra do të përfshijë fillimisht:
    ₋ Ambiente për Stacionin e Policisë Palasë;
    ₋ Ambiente për Stacionin e Policisë Kufitare Dhërmi;
    ₋ Ambiente për Shërbimin e Zjarrfikëses për zonën e Palasës dhe Dhërmiut;
    ₋ Ambiente të dedikuara për shërbime shëndetësore për zonën e Palasës;
    ₋ Ambiente për Gardën e Republikës;
    ₋ Ambiente pune dhe zyrash.

    Procedura zhvillohet në dy faza.
    Faza I – Kualifikimi
    Kompanitë paraqesin dokumentacionin e kualifikimit.
    Dorëzojnë një masterplan për zonën e zhvillimit publik në Palasë.
    Dorëzojnë tre projekt-ide paraprake arkitekturore.
    Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kualifikimit kalojnë në fazën e dytë.

    Faza II – Përzgjedhja
    Dorëzohet masterplani përfundimtar.
    Dorëzohen projekt-idetë arkitekturore të plota.
    Dorëzohet oferta financiare.
    Projektet arkitekturore vlerësohen nga një juri ndërkombëtare.
    Më pas vlerësohen ofertat financiare sipas metodologjisë së përcaktuar në dokumentet e procedurës.

    Si zgjidhet fituesi?
    Një element thelbësor i procedurës është oferta financiare.
    Oferta minimale kërkon që 35% e sipërfaqes totale të zhvillimit të secilës strukturë akomoduese t'i kalojë Korporatës së Investimeve Shqiptare.
    Sipërfaqet maksimale të zhvillimit janë:
    3,577 m² për strukturën akomoduese në Palasë;
    2,100 m² për strukturën akomoduese në Dhërmi.
    Sa më e lartë të jetë përqindja që ofertuesi i propozon Korporatës mbi minimumin prej 35%, aq më konkurruese konsiderohet oferta ekonomike.

    Megjithatë, kontrata nuk fitohet vetëm nga oferta financiare. Fituesi duhet njëkohësisht:
    të ketë projektin arkitekturor dhe masterplanin të renditur në vendin e parë nga juria ndërkombëtare;
    të paraqesë edhe ofertën financiare më të favorshme sipas kritereve të procedurës.

    Afatet
    Aplikimet pranohen deri më:
    10 shtator 2026, ora 15:00;
    në gjuhën shqipe ose angleze, me dorëzim elektronik, fizik ose me postë.
    Transaction / Actual Spending
  • Public Announcement Bulletin
    Njoftimi i Procedurës Konkurruese publikuar ne webfaqen Korporata e Investimeve Shqiptare, date 15.06.2026
    Dokumenti i Kualifikimit publikuar ne webfaqen Korporata e Investimeve Shqiptare, date 15.06.2026
    VKM Nr. 321, datë 6.5.2026 Për transferimin te Korporata e Investimeve Shqiptare të pronave shtetërore, në përgjegjësi administrimi të disa institucioneve shtetërore, për realizimin e projekteve të investimit "Qendra e Shërbimeve Publike Palasë" dhe "Copëzat", si dhe për një ndryshim në Vendimin nr. 250, datë 24.4.2003, të Këshillit të Ministrave, "Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Rendit Publik".
    Urdhër Nr. 119, datë 15.6.2026 për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit me KISH, ministri Besfort Lamallari

    SUPPORTERS

    Here you can have your ADVERTISEMENT

    Contact at [email protected]

    Privacy Policy

    Except when otherwise defined, all data & information offered in Open Procurement Albania is available under the licenses: This material is Open Data